Home / Lajme / Maqedoni / Protestuesit janë ndalur tek Mavrovasja

Protestuesit janë ndalur tek Mavrovasja

1 gusht-Drejtuesit e protestës kërkojnë nga policia që të lejohet vazhdimi i marshimit të tyre drejt qeverisë sepse,siç thonë ata,protesta është e lajmëruar

Para pak çastesh,nga Jahja Pasha ka nisur protesta e paralajmëruar nga Këshilli i protestave kundër dënimeve të rastit gjyqësor Monstra.Protestuesit për momentin kanë nisur të lëvizin në drejtim të Bit Pazarit.Numri i protestuesve nuk kalon disa dhjetra për momentin,ndërsa nga personat publik vërehet prania e ish deputetit Hisni Shaqiri në krye të kolonës së bashku me familjarët e të dënuarve për rastin Monstra.Rreth 50 protestues për momentin janë bllokuar policia në marshimin e mëtutjeshëm në afërsi të QT Mavrovasja.Drejtuesit e protestës kërkojnë nga policia që të lejohet vazhdimi i marshimit të tyre drejt qeverisë sepse,siç thonë ata,protesta është e lajmëruar.Mirëpo për momentin policia nuk lejon lëvizjen e mëtutjeshme të tyre.(KOHA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *