Home / Lajme / Maqedoni / Protestuesit për rastin MONSTRA u ndaluan nga policia ti afrohen qeverisë

Protestuesit për rastin MONSTRA u ndaluan nga policia ti afrohen qeverisë

Shkup, 08 Gusht – Edhe kësaj radhë protestuesit shqiptarë kundër verdiktit të rastit “Monstra” u penguan të protestonin para ndërtesës së Qeverisë.

Edhe pse Këshilli Organizativ tentoi të bindte policinë të lironte rrugën duke i treguar lejen e vulosur për protestë, kordoni i gjatë policor nuk lëvizi nga vendi. Kështu stacioni i fundit i marshit paqësor ndaloi tek Qendra Tregtare “Mavrovasja” ku u shpalosën kërkesat nga Këshilli Organizativ për shkarkimin e prokurores Gordana Geshkovska, ndjekjen penale të saj si dhe dorëheqjen e ministres së Brendshme Gordana Jankullovska. Protestuesit gjithashtu brohoritën për çpolitizimin e gjyqësorit, dhe lirimin e të gjithë të burgosurve të pafajshëm shqiptar nga procesi “Monstra” e rastet e tjera.

“Përse na ndalojnë edhe pse e kemi paraqitur në mënyrë të rregullt protestën tonë. A mendon se nuk do ti dëgjon këto fjalë. Jo zotëri, do ti përcjellin mediumet dhe do ti dëgjosh. Ju do të na nxirrni edhe më tutje në rrugë. Të jeni të bindur, mos u frikësoni se ne sot kemi dalë duarbosh me fëmijë me gra, me pleq, të ju tregojmë se nuk jeni në rregull. Jeni vetëm për një etnikum. Por sa do të mund të zgjasë kjo drejtësia juaj ju lëmë juve ta mendoni”, deklaroi Bedri Ajdari, organizator dhe familjar
Ish deputeti Hisni Shaqiri u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të merren seriozisht me çështjen e rastit “Monstra” dhe t’u dalin në krahë shqiptarëve në protesta.

“Janë momente shumë të rëndësishme në mënyrë shumë vëllazërore ti thërrasim të gjithë ato ti bashkëngjiten kësaj proteste e cila ka karakter shumë fisnik për mbrojtjen e çështjes kombëtare. Duke mbrojtur interesin kombëtar, i ndihmojmë edhe vëllezërit tanë në rastin Monstra që janë dënuar me burg të përjetshëm. Ato janë si sakrificë, viktimë e politikës anti-shqiptare”, tha Hisni Shaqiri, ish deputet

Teksa organizatorët në lëvizje u bënin thirrje kalimtarëve të rastit që t’i bashkëngjiteshin protestës, turma e njerëzve sa vinte rritej. Protestuesit bënë thirrje për masivitet gjatë çdo të premteje të ardhshme, duke mos rënë pre e presioneve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *