Home / Lajme / Maqedoni / Punohet në sanimin e dëmeve në rrugën Shipkovicë-Brodec

Punohet në sanimin e dëmeve në rrugën Shipkovicë-Brodec

7 gusht-Në orët e vona të natës pas paraqitjes nga ana e qytetarëve, për shembjen e tokës dhe blokimin e rrugës lokale Shipkovicë-Brodec, u intervenua deri në orët e hershme të mëngjesit kur edhe kjo rrugë u bë përkohësisht e kalueshme për qytetarët, por pas reshjeve dhe ujit të ardhur gjatë natës ekipet punuese për momentin janë ende në teren dhe punojnë për deblokimin e plotë të kësaj rruge lokale.

Pas reshjeve të mëdha të shiut të cilat kanë kapluar një pjesë më të madhe të vendit, përfshirë këtu edhe Komunën e Tetovës, shërbimet komunale kanë intervenuar me vigjilencë në shumë lokacione të qytetit dhe jashta tij, me qëlim të largimit dhe sanimit të pasojave nga reshjet si dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe të pronës së tyre, njofton Komuna e Tetovës.

Gjatë ditës së djeshme Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit intervenoi në rrugën 162 ku u bë largimi i ujit nga disa objekte banimi. Poashtu u intervenua edhe në deblokimin e rrjetit të kanalizimit në disa lokacione në qytet.

Në orët e vona të natës pas paraqitjes nga ana e qytetarëve, për shembjen e tokës dhe blokimin e rrugës lokale Shipkovicë-Brodec, u intervenua deri në orët e hershme të mëngjesit kur edhe kjo rrugë u bë përkohësisht e kalueshme për qytetarët, por pas reshjeve dhe ujit të ardhur gjatë natës ekipet punuese për momentin janë ende në teren dhe punojnë për deblokimin e plotë të kësaj rruge lokale.

Komuna e Tetovës vazhdon të ndjekë gjendjen me ciklonin klimatik i cili këta ditë ka kapluar vendin tonë dhe pritet të mbajë edhe 2 ditët në vazhdim. Për këtë shkak të gjitha njësitë operative të Komunës së Tetovës do të jenë në gadishmëri të plotë, duke qenë në shërbim dhe asistencë të qytetarëve për t’i mbrojtur ata nga pasojat e padëshiruara që mund t’i sjellë moti i ligë, qëndron më tej në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *