Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria e Maqedonisë dënon vokabularin e ushtarëve grekë

Qeveria e Maqedonisë dënon vokabularin e ushtarëve grekë

10 gusht–Brengos fakti që dukuritë e këtilla të jocivilizuese me vite përsëriten në Republikën e Greqisë, ndërsa opinioni nuk e mban mend se ka pasur kërkim faljeje zyrtarisht dhe distancim të autoriteteve. Me siguri nuk ju pengon kur maqedonasit, shqiptarët apo turqit u lënë para si turistë, ndërsa jashtë asaj këndojnë se ‘do t’ua pinë gjakun’, theksohet në kumtesën e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot përmes një komunikate, në mënyrë të ashpër proteston për vokabularin e dhunshëm dhe kërcënues, të cilin e përdorin ushtarët grekë dhe i cili është, thuhet, karakteristik për ca kohëra të kaluara. Aktet e këtilla, vlerësohet, nxisin urrejtje ndërshtetërore.Siç theksohet në kumtesë, Qeveria i ndërmori të gjitha hapat diplomatike për dënimin e kësaj dhe ngjarjeve të tjera të ngjashme në Republikën e Greqisë, të cilat nuk kontribuojnë për promovimin e fqinjësisë së mirë dhe frymën e bashkëpunimit.-Brengos fakti që dukuritë e këtilla të jocivilizuese me vite përsëriten në Republikën e Greqisë, ndërsa opinioni nuk e mban mend se ka pasur kërkim faljeje zyrtarisht dhe distancim të autoriteteve. Me siguri nuk ju pengon kur maqedonasit, shqiptarët apo turqit u lënë para si turistë, ndërsa jashtë asaj këndojnë se ‘do t’ua pinë gjakun’, theksohet në kumtesën e Qeverisë.Njëherësh theksohet se Bashkimi Evropian hesht dhe e toleron këtë gjë, e nuk duhej.-Jemi dëshmitarë të reagimeve të shumta për ndodhi në këtë vend, por rregullisht kur bëhet fjalë për një fjalor të këtillë dhe ngjarje të tilla në Republikën e Greqisë të cilat reflektojnë dhe promovojnë nacionalizëm të dhunshëm heshtet. Për të mirën e idesë evropiane dhe vlerat të cilat i promovon ajo, është e domosdoshme praktikat e këtilla dhe format brutale të nacionalizmit radikal në struktura shtetërore të hasin në dënime të ashpra, qëndron në reagimin e Qeverisë.Ndryshe, në incizim tregohet një njësit i ushtrisë qipriote i cili gjatë stërvitjes, brohorit parulla kundër Turqisë, por edhe Maqedonisë dhe Shqipërisë. “Qiproja është e Greqisë, por edhe Maqedonia! Qiproja është e Greqisë, por edhe Maqedonia. Vetëm gjak, vetëm gjak! Gjak turku, gjak turku, gjak Shkupi, gjak Shkupi, gjak shqiptari, gjak shqiptari. Çfarëdo që të jetë, vetëm gjak të jetë” brohorasin ushëtarët. Supozohet se videoja është incizuar muajin e kaluar dhe përmes blogut qipriot, është përhapur në rrjetet sociale. Kjo nuk është hera e parë që formacionet ushtarake nga rajoni të thërrasin për linçim të fqinjëve. Para disa vitesh, njësiti grek i palombarëve në një paradë në Athinë brohoriste se do të bënte veshje nga “lëkura e shkupjanëve dhe shqiptarëve”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *