Home / Sport / Rakitiç: Nuk kemi asgjë më pak se Reali

Rakitiç: Nuk kemi asgjë më pak se Reali

Ivan Rakitiç beson se Blaugranat mund të jenë po aq të frikshëm sa madrilenët në këtë sezon të ri që do të nisëshumë shpejt.

I ardhur te Barcelona si një nga përforcimet më të mëdha në merkaton e verës, kroati, Ivan Rakitiç beson se Blaugranat mund të jenë po aq të frikshëm sa madrilenët në këtë sezon të ri që do të nisë shumë shpejt.
Ish mesfushori i Sevillas u pyet se sa i frikshëm duket Real Madrid në këtë prag sezoni dhe ai u përgjigj se nuk e shikon si ekip më të fortë se ekipi i tij.
“Kam respekt për Realin dhe çdo ekip tjetër, por dua të flas vetëm për klubin tim. Ne jemi Barcelona dhe nëse luajmë mirë mund të trembim këdo. Ky rivalitet që ekziston me madrilenët është diçka normale mes ekipeve të mëdha, por e theksoj se duhet të përqëndrohemi te vetja jonë. Kemi lojtarët më të mirë në botë dhe do të arrijmë shumë gjëra së bashku, jam i bindur për këtë”, deklaroi Rakitiç.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *