Home / Lajme / Rajon / Rama synon heqjen e kontrollit në kufirin Kosovë-Shqipëri

Rama synon heqjen e kontrollit në kufirin Kosovë-Shqipëri

26 gusht-“Kemi hedhur një hap të parë, por të pamjaftueshëm, për ta shndërruar kufirin që ndan Shqipërinë me Kosovën në një kufi inekzistent gjatë periudhës së sezonit turistik. Por, do të përgatitemi që vitin e ardhshëm kufiri të jetë i lirë dhe mjetet që qarkullojnë në atë kufi në funksion të prurjeve të turistëve nga Kosova, të qarkullojnë pa asnjë kontroll”, theksoi ai.

Qeveria në Tiranë synon që në vitin 2015 të heqë plotësisht kontrollin në kufirin Shqipëri-Kosovë. Kryeministri Edi Rama theksoi vendosmërinë për transformimin përfundimtar të kufirit mes të dy vendeve gjatë sezonit turistik.

Kryeministri Edi Rama u zotua që prej vitit 2015 të mos ketë asnjë pengesë dhe pa kontroll në lëvizjen e shtetasve dhe mjeteve në Kosovë dhe Shqipëri, veçanërisht në sezonin turistik.

Andaj, Rama theksoi vendosmërinë për transformimin përfundimtar të kufirit të Shqipërisë me Kosovën. Kryeministri foli në takimin me drejtues të Policisë së Shtetit. Takimi kishte temë mbrojtjen e territorit, mjedisit dhe luftën kundër trafiqeve, drogës dhe krimit të organizuar.

“Kemi hedhur një hap të parë, por të pamjaftueshëm, për ta shndërruar kufirin që ndan Shqipërinë me Kosovën në një kufi inekzistent gjatë periudhës së sezonit turistik. Por, do të përgatitemi që vitin e ardhshëm kufiri të jetë i lirë dhe mjetet që qarkullojnë në atë kufi në funksion të prurjeve të turistëve nga Kosova, të qarkullojnë pa asnjë kontroll”, theksoi ai.

Kënaqësi ka kryeministri edhe për rritjen e turizmit.

“Me 14 për qind të fluksit të vizitorëve. Duke iu referuar numrit total të vizitorëve të huaj jorezidentë jemi tani mbi 1 milionë e 200 mijë”, tha ai.

Goditje premtoi kryeministri ndaj cilitdo që siç theksoi do ta ketë “ëndërr të keqe” kur vendos një tulle pa leje në çdo pjesë të territorit të vendit. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *