Home / Lajme / Maqedoni / Reshjet vonojnë sezonin e korrjes

Reshjet vonojnë sezonin e korrjes

10 gusht-Vitin e kaluar në fillim të muajit gusht kishin përfunduar korrjet e grurit në Pollog, ndërsa këtë vit ende nuk kanë përfunduar për shkak të rreshjeve të shiut të cilët pothuajse çdo ditë kanë qenë prezente në këtë rajon

Ende nuk ka përfunduar tërësisht sezoni i korrje-shirrjeve në rajonin e Tetovës dhe më gjërë. Sipas informacioneve zyrtare rreth 90 përqind e sipërfaqeve të mbjellura me grurë janë korrur. Nga Njësia Rajonale e Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë thonë se janë në bazë të informacioneve nga mullinjët rreth 90 përqind e tokave të mbjellura me grurë janë korur. “Në bazë të dhënave që kemi grumbulluar ne si njësi rajonale nga mullinjtë që bëjnë grumbullimin e grurit nga prodhuesit në rajonin e komunës se Tetovës deri tani korur rreth 90 përqind nga e gjithë sipërfaqeja e mbjellur me grurë”, thonë nga Njësia Rajonale e Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë. Në ndërkohë rreshjet e shiut kanë pasur efekte negative në rendimentin final të grurit, theksojnë në këtë njësi rajonale të bujqësisë. “Ndikimi i kushteve klimatike për rendimentin e grurit ka qenë optimal ku prej fazës qumshtore të formimit të kokës deri në pjekurinë finale të kokës të rreshurat kanë qenë të tepruara e cila ka pasur ndikim negativ si pasojë edhe uljen e rendimentit të prodhimit të grurit. Korrje-shirjet si pasojë e motit me rreshje kanë filluar diku rreth 15 ditë me vonesë në krahasim me vitin e kaluar. Po në krahasim me vitin e kaluar ka ulje të rendimentit për shkak të kushteve klimatike si shiu, era, si pasojë ndikojnë edhe në cilësinë dhe në rendimentin e grurit”, thonë në këtë njësi rajonale. Sipas të dhënave nga njësia rajonale e Ministrisë së Bujqësisë në Tetovë gjatë viti të kaluar në rajonin e Tetovës ishin mbjellur 5458 hektarë me grurë ndërsa bujqit arritën që mesatarisht të marrin rreth 3700 kilogram grurë për një hektarë.Por këtë vit rendimenti është më i vogël edhe atë një bujk në një hektar të mbjellur me grurë ka marrë rreth 3000 kilogram grurë. Edhe këtë vit më shumë ka prodhues individual të grurit diku rreth 5388, ndërsa ndërmarrje bujqësore 120. Vitin e kaluar në fillim të muajit gusht kishin përfunduar korrjet e grurit në Pollog, ndërsa këtë vit ende nuk kanë përfunduar për shkak të rreshjeve të shiut të cilët pothuajse çdo ditë kanë qenë prezente në këtë rajon. Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *