Home / Lajme / Maqedoni / Riparohet Car Dushani, i kthehet shkopi dhe kryqi

Riparohet Car Dushani, i kthehet shkopi dhe kryqi

5 gusht- “Ky ndërtim ilegal në formën e carit serb Stefan Dushanit, jo vetëm që nuk është larguar, por edhe është riparuar. Edhe pse asnjë institucion nuk pranonte përgjegjësinë për vendosjen e tij, dikush e ka marrë dhe i ka riparuar dëmtimet përmendores”

Car Dushani kap sërish shkopin dhe kryqin. Përmendorja kontroverse e sundimtarit famëkeq serb, e dëmtuar nga funksionarët e BDI-së, është riparuar dhe i janë kthyer pjesët e dëmtuara.

“Ky ndërtim ilegal në formën e carit serb Stefan Dushanit, jo vetëm që nuk është larguar, por edhe është riparuar. Edhe pse asnjë institucion nuk pranonte përgjegjësinë për vendosjen e tij, dikush e ka marrë dhe i ka riparuar dëmtimet përmendores”

Mbetet dilema se kush ka porositur dhe paguar riparimin e përmendores, edhe pse më parë të gjithë mohonin të kenë gisht në vendosjen e saj. Kujtojmë deklaratat e zyrtarëve rreth autorësisë mbi Car Dushanin.

“Qyteti i Shkupit nuk ka kompetenca për vendosjen e përmendores”, ka deklaruar Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit (06.12.2013).

“Ministria e Kulturës nuk është as porositës e as ngritëse e përmendores. Iniciativa nuk është ngritur nga ministria e Kulturës”, tha Elizabeta Kançevska Mileska, ministre e Kulturës (04.12.2013).

“Në mesin e atyre 29 përmendoreve të përpunuara dhe të paguara nga Komuna Qendër përmes Ministrisë së Financave, nuk është parashikuar përmendore e Car Dushanit”, u shpreh Katerina Canevska, zëdhënëse e Komunës Qendër (04.12.2013).

Përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri, prej kohësh shpallën veten jo kompetentë për këtë përmendore.

“Në fakt unë nuk jam kompetent se çfarë mund të bëhet me atë duke pasur parasysh se ka shumë përmendore në Shkup, por ata të cilët e kanë bërë, e kanë ideuar, nuk e kuptojë logjikën pse para 1 jave apo 10 ditësh nuk thanë se në kuadër të shumë të figurave që për publikun në Maqedoni mund të jenë dhe janë kontroverse një prej tyre gjendet edhe përmendorja e Car Dushanit dhe e them shumë sinqerisht edhe unë jam befasuar pse askush nuk doli të thotë që në kuadër të ose ky institucion, qoftë edhe një komunë apo ndonjë OJQ dhe ky ishte defekti sipas mendimit tim”, theksoi Musa Xhaferi, zv/kryeministër (11.12.2013).

Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski paralajmëronte gjithashtu rrënimin e përmendores së Car Dushanit dhe përmendoreve të tjera që u konstatua të jenë ndërtime të paligjshme. Megjithatë, Komuna deri tani nuk ka vepruar në këtë drejtim, për shkak të mosfunksionimit të Këshillit Komunal pas arrestimit të kryesuesit Mirosllav Shipoviq. Tani Shipoviq është në liri, por i ka kthyer shpinën Zhernovskit dhe grupit të këshilltarëve opozitarë, që do të thotë se përmendorja e Car Dushanit do të vazhdojë të qëndrojë në këmbë, në qendër të Shkupit. Alsat

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *