Home / Lajme / Maqedoni / Rrezikohen familjet që jetojnë në banesa sociale

Rrezikohen familjet që jetojnë në banesa sociale

6 gusht-Ndryshe, ky nuk është rasti i vetëm në Tetovë ku familjet të cilët jëtojnë në banesa sociale kanë marrë vendime të prera se ose duhet të paguajnë banesat në bazë të vlerës së caktuar. Edhe dy familje të tjera me nga dhjetë anëtarë pikërisht në këtë lagje kanë marrë vendime që ose të paguajnë vlerën e banesës nga 30 mijë euro ose të lëshojnë të njejtat.

Urim HASIPI

-Familja pesëanëtarëshe Baftiu nga Tetova rrezikon të ngelet pa kulm në kokë, pasi që para një muaji u ka ardhur një vendim nga Drejtoria për Menaxhim me Banesa që ose të paguajnë 10 mijë euro ose të lëshojnë banesën ku kanë jetuar deri më tani. Kryefamiljari Memetali Baftiu bashkë me katër anëtarë të tjerë të familjes që nga viti 1987 jetojnë në banesë sociale të cilët kanë paguar nga 500 denarë në muaj qirra.

Në bazë të vendimit të Drejtorisë për Menaxhim me Objekte Banesore qëndron se kjo familje ka afat që brenda 2 muajve të vendos nëse do të paguajë vlerën prej 10 mijë eurove ose të lëshojë banesën. Memtali Baftiu thotë se ndihmë ka kërkuar edhe nga ana e kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski por nga i njejti ka marrë një përgjigje se qeveria nuk ka mjete për të ndihmuarë këtë familje.

Ai ka apeluar tek të gjithë ata që kanë mundësi për të ndihmuar në të kundërtën do të ngelet në rrugë dhe nuk do të ketë se ku të jetojë.

Ai është i papunë dhe pa asnjë të ardhur ndërsa thekson se çdo ndihmë sa do e vogël për të do të kishte një vlerë të madhe pasi që rrezikon të ngel pa kulm mbi kokë.

Nga drejtoria për menaxhim me objektet banesore zyrtarisht nuk prononcohen por vetëm kanë theksuar se do të veprohet në bazë të vendimit.

”Familjet kanë marrë para kohë paralajmërimet dhe duhet që të paguajë ose të ëlshojnë banesat. Ky është vendim decid dhe nëse nuk bëjnë pagesën atëherë do të veprohet”, kanë theksuar nga njësia rajonale e drejtorisë për menaxhim me objektet banesore në Tetovë.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *