Home / Lajme / Maqedoni / Rritet interesimi për regjistrim në shkollën Tekstile (VIDEO)

Rritet interesimi për regjistrim në shkollën Tekstile (VIDEO)

Tetovë, 26 Gusht – Shkollat e mesme profesionale vazhdojnë të jenë më pak të preferuarat nga ana e semimaturantëve, ndërsa gjimnazet dhe shkolla e mjekësisë vazhdojnë të kryesojnë si shkolla më të pëlqyera, transmeton Televizioni Koha.

Edhe shkolla e mesme profesionale tekstile “Gjoce Stojçevski” përkundër faktit se këtë vit ka rritje të interesimit por prapë se prapë ajo pret shtatorin që të mbush numrin e nxënësve. Nga kjo shkollë theksojnë se interesimi është në rritje duke krahasuar të njejtën periudhë kohore vitin e kaluar, mirëpo interesimi nuk është në nivelin e duhur, transmeton Televizioni Koha.

Abaz Abazi drejtor i shkollës së mesme profesionale Gjoce Stojcevski për Televizionin Koha bëri të ditur se në të dy afatet janë regjistruar 141 semimaturantë, megjithatë situate nuk është aq e mirë në paralelet në gjuhën maqedonase.

Ndryshe këtë vit në shkollën e mesme profesionale tekstile janë hapur edhe 2 drejtime të reja si teknik ushqimore dhe drejtimi i arteve të aplikuara ku interesimi për regjistrim ka qenë i madh ndërsa afati për regjistrim të semimaturantëve do të jetë i hapur deri më 1 shtator. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *