Home / Lajme / Maqedoni / Rritet numri i të prekurve nga SIDA në Maqedoni

Rritet numri i të prekurve nga SIDA në Maqedoni

8 gusht-Pasi është zbuluar rasti i parë i HIV-AIDS-it, në Maqedoni në vitin 1987 deri tani janë regjistruar 223 persona, shumica e të cilëve jetojnë në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Nga paraqitja e sëmundjes në vendin tonë, deri tani kanë vdekur 74 persona.

Rritet numri i të prekurve nga HIV-AIDS në vend. Tendencën e rritjes e faktojnë të dhënat e fundit nga Instituti i Shëndetësisë Publike.

Në 7 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 26 persona me HIV-AIDS, që është pothuajse dy herë më shumë se vitin e kaluar, kur për gjithë vitin pati 27 të prekur. Prej 26 të infektuarve në vitin 2014, 25 prej tyre ishin meshkuj dhe vetëm një grua. Shumica e tyre janë infektuar përmes mënyrës homoseksuale.

“Ajo që vërehet në vitin 2014 është diçka që ndodh për herë të parë në Maqedoni në një vëllim të tillë. Bëhet fjalë për 26 rastet që po diskutojmë, nga ata 18 janë meshkuj që kanë kryer seks me meshkuj, 6 persona përmes marrëdhënieve heteroseksuale dhe për dy raste nuk kemi status”, tha Zharko Karaxhovski, Epidemiolog nga Instituti i Shëndetësisë Publike.

Nga 26 të infektuarit, dy burra kanë vdekur. Autoritetet thonë se zbulimi gjithnjë e më i madh i rasteve të zbuluara me HIV-AIDS-it, vjen për shkak të ndërgjegjësimit të qytetarëve për të kryer analiza.

Pasi është zbuluar rasti i parë i HIV-AIDS-it, në Maqedoni në vitin 1987 deri tani janë regjistruar 223 persona, shumica e të cilëve jetojnë në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Nga paraqitja e sëmundjes në vendin tonë, deri tani kanë vdekur 74 persona.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *