Home / Lajme / Maqedoni / Sekretari i BFIM: E vërteta për xhihadin dhe hoxhallarët në trevat shqiptare

Sekretari i BFIM: E vërteta për xhihadin dhe hoxhallarët në trevat shqiptare

12 gusht-Tahiri duke nënvizuar se “në këtë drejtim, angazhimi i BFI-së por edhe i të gjitha kapaciteteve të popullit tonë, duhet përqëndruar në investim sa më cilësor në sferën edukativo-arsimore, kjo është e domosdoshme nëse vërtetë nuk duam të ballafaqohemi me sprova-belaja të ngjashme”.

Gati 40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura si “terroriste”, si ISIS dhe Al-Nusra, janë arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të hënë, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale nga kapitulli “Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës Së Kosovës” i Kodit Penal të Kosovës.

Aksioni policorë në Kosovë, edhe një her ka trazuar shpirtrat e shumë institucioneve dhe individëve se nëse aksioni policorë në Kosovë është i drejtë apo pjesmarrja e shqiptarëve atje?

Për Sekretarin gjeneral të BFI-së, lufta në Siri nuk është e shenjtë prandaj edhe shqiptarët atje nuk janë duke kryer një xhidad sipas parimeve islame.

“Që nga fillimi i luftës në Siri dhe më gjërë, BFI ka qenë e qartë dhe me kohë ka apeluar besimtarëve të saj për të mos u përfshirë në konflikte të shteteve të tjera. Ajo që arrijmë ne të shofim nga këtu, mes tjerash flet se sa i madh është hendeku mes muslimanëve dhe Islamit si fe, sa i pamëshirshëm është dështimi në sferën edukativo-arsimore, sa i egër është tani ky proces i vetëpastrimit dhe më vonë si mund të jet edhe rehabilitimi, rimëkëmbja, ringritja” , thekson Afrim ef. Tahiri në një intervistë dhënë revistës mujore “Hëna e Re”.

Ai ka hedh poshtë zërat se arsyeja e vetme e pjesmarrjes së shqiptarëve në Siri është rezultat i manipulimit nga hoxhallarët që janë aktiv në trevat shqiptare.

“Padyshim se në rrethanat tona, mund të mendohet se arsyeja e gatishmerisë së disa të rinjve tanë mund të jenë hoxhallarët e ndikuar nga lëvizjet të ndryshme, por athua nuk ka edhe të tjera arsye. Në këtë kohë të zhvillimit të teknologjisë, internetit, komunikimit masiv, shpeshëherë ndodh që gjeneratat e reja të edukohen nga mësues që prindërit e tyre as nuk ua dinë emrat”, potencon Afrim ef. Tahiri duke nënvizuar se “në këtë drejtim, angazhimi i BFI-së por edhe i të gjitha kapaciteteve të popullit tonë, duhet përqëndruar në investim sa më cilësor në sferën edukativo-arsimore, kjo është e domosdoshme nëse vërtetë nuk duam të ballafaqohemi me sprova-belaja të ngjashme”.

Sipas Tahirit, luftërat në gjirin persiko-arabik, konfliktet e vazhdueshme arabo-izraelite, dhe qëndrimet e pakuptimta të disa shteteve arabe, ndikuan me të madhe në krijimin e hapësirave për zgjimin dhe zhvillimin e lëvizjeve fetare. Dhe jo rastësisht, në rrethana të këtilla BFI-ja e RM-së, ka këmbëngulur në themelimin e Fakultetit të Shkencave Islame në vitin 1995, për të filluar me punë në vitin 1997.

“Nëse ata që diplomuan viteve të 70-ta dhe të 80-ta me shumicë absolute i shpëtuan ndikimeve, të diplomuarit e më vonshëm i’a dolën me shumë vështirësi, kurse disa prej tyre, kush më shumë e kush më pak, nuk arritën t’u shpëtojnë ndikimeve! BFI-ja e RM-së, padyshim se do të ketë nevojë për të diplomuar nga qendra të ndryshme islame, por gjithnjë shkuarja e tyre duhet të jetë në kordinim apo rekomandim nga institucioni. Çdo shkuarje ndryshe, në rrethanat e tanishme, paraqet investim i gabuar”, porosit Tahiri.

Ai shpreh keqardhje që në mesin e shqiptarëve ka të ri të pafajshëm që kanë shkuar atje me qëllime shumë të mira, por gjithsesi se duhet patur kujdes pas “cilit litar kapesh”.

“Nuk ka dyshim se në mesin e atyre që luftojnë ka edhe të atillë që janë qëllimmirë, por kjo në vetvete nuk dmth se ata kanë njohuri se nën kupollën e cilit projekt janë duke luftuar. Në Islam punët vlerësohen sipas nijetit-qëllimit, por kushtëzohet që vepra të kryhet sipas dispozitave të caktuara. Të jemi më i qart, nëse një besimtar ka qëllim të merr abdes, por gjatë abdesit nuk ka plotësuar farzet, nuk konsiderohet se është me abdes. Islami është fe e përsosur, në çdo çështje kërkon precizitet, nga këtu, nuk mund të themi se dikush po bën xhihad nëse asgjë nuk ka të përbashkët me qëllimin, kushtet, dispozitat dhe moralin e xhihadit”, potencon Sekretari gjeneral I BFI-së.

Ndërkohë që në një komunikatë të Policisë së Kosovës thuhet se Ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit, si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë personave që mos të bien pre e joshjeve dhe premtimeve të pavërteta dhe se për çdo rast të njoftojnë Policinë.

Nga Siria e Iraku deri më tani janë deklaruar 16 persona të vrarë, e që janë shtetas të Republikës së Kosovës, ndërkohë që disa të vrarë ka pas edhe nga Maqedonija.

11 të dyshuar të arrestuar janë nga Ferizaj, tetë nga Prishtina, shtatë nga Gjilani, pesë nga Prizreni, pesë nga Mitrovica dhe katër persona nga Peja.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *