Home / Lajme / Rajon / Serbia kërkon 10 miliardë euro dëmshpërblim nga Kosova

Serbia kërkon 10 miliardë euro dëmshpërblim nga Kosova

28 gusht-Ndryshe, në kuadër të politikes për pengimin e funksionalizimit të shtetit të Kosovës, Serbia së fundi po përgatitet për të kërkuar kompensimin e dëmit ekonomik që është shkaktuar ndaj saj nga bombardimi i NATO-së dhe pavarësimi i Kosovës. Sipas vlerësimeve të Odës Ekonomike të Serbisë, i gjithë dëmi si dhe borxhi që Kosova ka ndaj Serbisë, kapin shumën prej 10 miliardë eurosh.

Serbia po pretendon se bombardimet e NATO-s gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe pavarësia e vendit tonë, i kanë shkaktuar asaj dëme ekonomike në vlerë prej 10 miliardë eurove. Këto para Serbia po përgatitet që t’i kërkojë në kuadër të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë që po mbahen në Bruksel. Në anën tjetër, Kosova pretendon se Serbia vendit tonë i ka shkaktuar dëme në vlerë prej 20 miliardë eurove.

Ndryshe, në kuadër të politikes për pengimin e funksionalizimit të shtetit të Kosovës, Serbia së fundi po përgatitet për të kërkuar kompensimin e dëmit ekonomik që është shkaktuar ndaj saj nga bombardimi i NATO-së dhe pavarësimi i Kosovës. Sipas vlerësimeve të Odës Ekonomike të Serbisë, i gjithë dëmi si dhe borxhi që Kosova ka ndaj Serbisë, kapin shumën prej 10 miliardë eurosh.

Në këtë shumë janë llogaritur po ashtu edhe investimet e kompanive serbe në Kosovë para luftës, investimi nga mjetet e ish-fondeve të Serbisë dhe Jugosllavisë për zhvillim ekonomik të viseve ekonomikisht të pazhvilluara dhe pasuria e refugjatëve serbë që u larguan pas luftës nga Kosova.

Dokumentacioni i gjerë që për këtë çështje është mbledhur dhe sistemuar në Odën Ekonomike të Serbisë dhe ajo, siç pohojnë mediet serbe, posedon të dhëna dhe dëshmi të detajuara për secilën kategori, nga mjetet që në Kosovë dikur derdheshin përmes ish-fondeve federative dhe të Serbisë për zhvillim, e deri te investimet individuale biznesore. /Tribuna/Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *