Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet Dita e ARM-së

Shënohet Dita e ARM-së

15 gusht-Në solemnitet do të lexohen urdhra për avancimin, dorëzimin e plaketave, shenjave, falënderimeve dhe masave të tjera stimulative për pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHM-së

Në mjediset e Shtatmadhorisë së ARM-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes sot do të mbahet solemnitet për shënimin e Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë – 18 gushti.

Në solemnitet do të lexohen urdhra për avancimin, dorëzimin e plaketave, shenjave, falënderimeve dhe masave të tjera stimulative për pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHM-së.

Në shënimin e Ditës së ARM-së para të pranishmëve do të mbajë fjalim shefi i SHM-së së ARM-së gjeneral-nënkolonel, Goranço Koteski, ndërsa do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, zëvendësministri i Mbrojtjes Arben Labënishti, zëvendësshefi i SHM-së së ARM-së gjeneral-nënkolonel Naser Sejdini, sekretari shtetëror i MM Sashto Stefanoski, drejtori i SHM-së së ARM-së gjeneral-major Dimçe Petrovski, udhëheqësit në MM, shefat e njësiteve organizative të SHM-së së ARM-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *