Home / Sport / Shkëdija bindëse, pëson Renova

Shkëdija bindëse, pëson Renova

Armend Alimi dhe Demush Imeri me nga dy gola dhe një Kirovski kanë kontribuar në fitoren e thellë të Shkëndijës prej 5-2 kundër Horizont Turnovës. Renova është mundur minimalisht,1-0, në Kratovë nga Sileksi

Shkëndija ka mundur bindshëm 5:2 Horizont Turnovën në një takim interesant dhe me dy përbysje. Ndeshja është luajtur të dielën pasdite në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe i ka takuar javës së tretë të kampionatit vendor. Në minutën e 15-të Armend Alimi ka zhbllokuar rezultatin e ndeshjes me një gol të shënuar nga një largësi prej 25 metra, ndërsa pas dy minutash lojë mysafirët barazojnë në 1-1 me golin e Georgiev. Në minutën e 30-të Kocovski tronditi tifozët vendas me një gol nga afërsia për 1-2, rezultat ky që mbeti deri në fund të pjesës së parë. Futbollistët e Shkëndijës në pushim janë përcjell me një koncert fishkëllimash nga ana e tifozërisë vendase. Pjesa e dyta ka folur në tërësi për kuqezinjtë e Tetovës të cilët shënojnë katër gola. Alimi në minutën e 55-të shënon golin e tij të dytë për barazim të rezultatit 2-2. Në minutën e 62-të rezultati është 3-2 për tetovarët, kurse golin e shënon Demush Imeri nga një largësi prej 16metra, ndërsa në minutën e 80-të realizon golin e dytë të tij dhe të katërtin për Shkëndijën për 4-2. Rezultatin përfundimtar 5-2 e shënoi sulmuesi Kirovski në minutën e 87-të të lojës.
Nga takimet tjera, Renova është mundur minimalisht,1-0, në Kratovë nga Sileksi, gol ky i pranuar në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Metalurgu dhe Vardari fitojnë në transfertë kundër Pelisterit, respektivisht Bregallnicës.

Liga e parë, java e tretë:
Sileks-Renova 1-0
Shkëndija-H.Turnovo 5-2
Pelister-Metalurg 0-1
Bregallnica-Vardar 1-2
Rabotnicki-Teteks 3-1 (e shtunë)

Renditja: Vardar 9, Metalurg 7, Sileks 7, Shkëndija 6, Renova 4, Bregallnica 3, Pelister 3, Rabotnicki 3, Teteks 1, Turnovo 0 pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *