Home / Sport / Shkëndija barazon me Renovën në festën e 35 vjetorit

Shkëndija barazon me Renovën në festën e 35 vjetorit

28 gusht-Në ndërkohë para fillimit të ndeshjes, me rastin e përvjetorit të 35-të të skuadrës tetovare, grupi i njohur muzikor ‘Elita 5’, promovoi himnin zyrtare të klubit ‘kuqezi’.

Atmosfera fantastike në tribuna e përcjellë nga manifestimi para fillimit të takimit, sikur impresionoi së tepërmi futbollistët që përsëri nuk ishin në nivelin e duhur sa i përketë lojës në teren, megjithëse duhet pranuar se Renova shmangu disfatën vetëm falë fatit sportiv. Shkëndija në pjesën e dytë luajti viktori para portës së Mustafit, i cili disa herë ishte shpëtimtar, ndërsa kishte aleat edhe kornizën e portës që në dy-tre raste nuk lejoi të futet topi në rrjetë. Ndeshja nisi keq për Shkëndijën që pranoi gol në minutën e 7-të. Izair Emini fiton duelin në zonë me mbrojtësin Miliev dhe me goditje të saktë shënoi për epërsi të Renovës dhe qetësi totale në tribuna. E pakënaqur nga disavantazhi Shkëndija u hodh e tëra në sulm dhe rastet para portës së Renovës nuk munguan. Vruçina në tre raste kishte mundësi të mira, por nuk ishte preciz, ndërsa tentimi i Alimit nga gjuajtja e lirë ndalet në kornizën e portës. Pjesa e dytë nisi me aksione të njëpasnjëshme të Shkëndijës dhe mundësitë e shumta për gol sollën rezultat në minutën e 59-të kur Bojan Vruçina shënon për barazim 1:1 dhe delirium në triubunat e stadiumit në Tetovë. Goli i barazimit dhe atmosfera në tribuna sikur u dha krahë futbollistëtve ‘kuqezi’ të cilët u hudhën tërësisht në sulm dhe rastet para portës së Renovës rradhiteshin si në shiritin filmik. Është thuajse e pabesueshme se si shtylla dy herë shpëtoi portën e Mustafit, pas goditjeve të Imerit dhe Vruçinës, ndërsa një herë Mustafi me intervenim fenomenal ndali tentimin e Kirovskit. Në vazhdim Renova arriti që të lirohet nga presinoni dhe amortizoi sulmet e Shkëndijës. Deri në fund veçojmë kansojen e Zebës, goditja e të cilit u kontrollua nga Mustafi. Tentimet e shumta të Shkëndijës nuk sollën ndryshim, kështu që pas 4 minutave kohë shtesë arbitri Faton Mustafi mbylli takimin me ndarje të pikëve për dy skuadrat tetovare.Në ndërkohë para fillimit të ndeshjes, me rastin e përvjetorit të 35-të të skuadrës tetovare, grupi i njohur muzikor ‘Elita 5’, promovoi himnin zyrtare të klubit ‘kuqezi’. Drejtori sportiv i KF Renova Lirim Saiti dhuroi një plakat kryetarit të Shkëndijës Lulzim Imerit në shenjë të respektit për 35 vjetorin e themelimit. Në këtë manifestim u rikujtuan gjithë ata që formuan klubin tetovar dhe që morën pjesë në aktivitetet e viteve 1979/1981. Drejtuesit e klubit i nderuan me nga një dhuratë të gjithë ata të cilët kontribuuan në themelimin, organizimin dhe afirmimin simbolit të futbollit shqiptar në Maqedon

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *