Home / Sport / Shkëndija dhe Renova kërkojnë fitore

Shkëndija dhe Renova kërkojnë fitore

Një prej përballjeve që pritet me kërshëri të madhe është edhe ajo në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku do të takohen mes vete Shkëndija dhe Horizont Turnova.

Kampionati vendor i futbollit vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së tretë në të cilën në program janë disa ndeshje shumë interesante. Një prej përballjeve që pritet me kërshëri të madhe është edhe ajo në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku do të takohen mes vete Shkëndija dhe Horizont Turnova. Vendasit kanë për imperative fitoren, pas humbjes turpëruese kundër Vardarit në Shkup, adaj në fushë të tyre duhet të arsyetojnë vetën para tifozëve të shumtë me vetëm tre pikë të plota. Trajneri kroat, Roy Ferencina ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime në formacionin e tij dhe se do të vendos një skemë të re kundër Turnovës. Një lajm i mirë për të është edhe kthimi i Armend Alimit, i cili në ditët e fundit bëri stërvitje të ndarë me grupinë, por tashmë është gati për të dielën.Udhëtim të vështirë pritet të ketë Renova, e cila luan me skuadrën e rikthyer në elitën e futtbollit vendor, Sileksi, që dorën në zemër bërëi një start befasues. Mirëpo, në anën tjetër edhe bardhekaltrit mund të thuhet se nisën mbarë fillimin e sezonit të ri.
“Pas fitores kundër Rabotnickit tani është kthyer besimi te skuadra jonë dhe ne udhëtojmë në Kratovë për rezultat pozitiv. Pra, shkojmë për tre pikë”, tha qatip Osmani, trajner i Renovës. Ky i fundit njoftoi se tek ata janë në prova dy futbollistë,shqiptari nga Mali i Zi, 22-vjeçari Ramazan dhe boshnjaku 24-vjeçar Jasmin Çampara. Të dy do të testohen për dy javë dhe pastaj do të vendoset nëse do të firmosin me Renovën.

Ndeshjet, e diel, ora 17:30
Sileks-Renova
Shkëndija-H.Turnovo
Rabotnicki-Teteks
Pelister-Metalurg
Bregallnica-Vardar

Renditja: Vardar 6, Metalurg 4, Sileks 4, Renova 4, Bregallnica 3, Pelister 3, Shkëndija 3, Teteks 1, Turnovo 0, Rabotnicki 0 pikë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *