Home / Lajme / Maqedoni / Shkup: Huliganët rrahin 15-vjeçarin, policia heton rastin

Shkup: Huliganët rrahin 15-vjeçarin, policia heton rastin

10 gusht- Të rikujtojmë se gjatë kohëve të fundit, shumë incidente të kësaj natyre ku në shënjestër zakonisht kanë qenë të rinjt shqiptarë, kanë ngelë të pandricuar, rrjedhimisht shumica e autorëve të reasteve asnjëherë nuk janë kapur.

Orëve të hershme të mëngjesit të sotëm rreth 2:40 (pas mesnate), në kryqëzimin (udhëkryqin) e rrugëve “Ferid Bajram” dhe “Rokomija” në Shkup, një i ri 15 vjeç nga Shkupi, është sulmuar fizikisht nga disa të rinj tjerë, të cilët duke e goditur me grushta në kokë dhe trup, i kishin shkaktuar lëndime serioze, ka njoftuar policia.

Sipas prindit të fëmisë, i cili e kishte paraqitur rastin në polici, sulmi ndaj djalit të tij, kishte motiv etnik. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka kumtuar se po i ndërmerrë të gjitha masat ligjore, për ta ndricuar rastin dhe kapur autorët. Të rikujtojmë se gjatë kohëve të fundit, shumë incidente të kësaj natyre ku në shënjestër zakonisht kanë qenë të rinjt shqiptarë, kanë ngelë të pandricuar, rrjedhimisht shumica e autorëve të reasteve asnjëherë nuk janë kapur.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *