Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, presione ndaj arsimtarëve që të mos protestohet

Shkup, presione ndaj arsimtarëve që të mos protestohet

1 gusht-Ata të cilët edhe përkundër presioneve të shumta vendosën të dalin në protesta sqaruan se ditën e djeshme dhe javën që kaloi derisa bëheshin përgatitjet për protestën kërcënime kanë ardhur nga drejtorët e shkollave.

Protesta e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) filloi në 5 minuta në 12 para ministrisë së arsimit dhe zgjati vetëm 10 minuta.

Ata të cilët edhe përkundër presioneve të shumta vendosën të dalin në protesta sqaruan se ditën e djeshme dhe javën që kaloi derisa bëheshin përgatitjet për protestën kërcënime kanë ardhur nga drejtorët e shkollave.

Profesorët sqaruan se drejtorët nëpërmjet telefonit dhe nëpërmjet postës elektronike i kanë paralajmëruar që të mos e përkrahin protestën e SASHK-ut që e iniciuan tre profesorët nga Shtipi të cilët 20 ditë janë në grevë urie.

Sipas profesorëve presione ka pasur nga të gjitha anët.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *