Home / Lajme / Maqedoni / Shpërndahen Certifikatat për fëmijët shtatëvjecarë, që mbarojnë në Qendrën REA

Shpërndahen Certifikatat për fëmijët shtatëvjecarë, që mbarojnë në Qendrën REA

30 gusht-Përndryshe, në qendrën Rea , tani bëhen regjistrimet për fëmijët e ri që I bashkangjiten qendrës, duke filluar nga mosha 1 vjecare deri në 6, të cilet do të fillojnë me zhvillimin e programit prej ne shtator.

Qendra Edukative Parashkollore REA, në Tetovë, përcjell gjeneratën e parë të fëmijëve 7 vjecar të cilët prej ditës së hënë do të fillojnë shkollimn e tyre, në ciklin e ulët , nëpër shkollat fillore. Këta fëmijë kanë ndjekur programin përgjatë dy viteve aq sa edhe funksionon qendra dhe janë pajisur me njohurite në bazë të programeve adekuate për keta mosha. Të gjithë fëmijët që kanë mbaruar deri më tani, kanë treguar rezultate të shkëlqyeshme. Me këtë rast, sot, në qendër janë ftuar fëmijet dhe familjarët, për të cilët enkas është realizuar edhe një program argëtues , përfshirë edhe ceremoninë e hudhjes së kapelave dhe fotografimit të përbashkët.

Drejtoresha e qendrës, Qanije Selimi u shpreh: ”Sot organizojme një manifestim me fëmijët të cilët fillojnë në shkolla fillore, me qëllim që të përshendetemi dhe tu urojmë shumë suksese në të ardhmen. Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatet që kemi aritur si qendër, dhe shpresojmë që këta fëmijë të vazhdojnë me të njëjtin ritëm në shkollimin e mëtutjeshëm dhe në të ardhmen ti shohim si udhëheqës nëpër oragnizata dhe institucione të rëndësishme. Mendoj se hapat e parë vec i kanë marë në drejtim të sukseseve të tyre. Gjithashtu ndjej edhe keqardhje përshkak së kanë qenë gjenerata e parë, dhe jemi mësuar njëkohë të gjatë bashkë , po na gezon fakti që nesër do të kemi mundësi ti shohim të ariturat e tyre … ”

Përndryshe, në qendrën Rea , tani bëhen regjistrimet për fëmijët e ri që I bashkangjiten qendrës, duke filluar nga mosha 1 vjecare deri në 6, të cilet do të fillojnë me zhvillimin e programit prej ne shtator.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *