Home / Lajme / Rajon / Shqipëri: aksidenti tragjik i merr jetën 3 të rinjve

Shqipëri: aksidenti tragjik i merr jetën 3 të rinjve

8 gusht-Te rinjte ishin banorë te fshatit Çinar në komunen e Fier-Sheganit. Sipas të dhënave të policisë, makina tip Benz me portobagazh me targa AA953 AZ ka humbur kontrollin në kthesë, është përplasur me bordurën dhe ka përfunduar në kanal, i cili ishte i mbushur me ujë, niveli i të cilit arrinte 2-3 metra thellësi

Tre të rinj humbën jetën pas një aksidenti në afërsi të fshatit Kosovë e Vogël. Në mjetin ku udhëtonin 4 persona, 3 prej tyre nuk kanë mundur të dalin të gjallë prej tij.

Viktimat janë Mario Rika 19 vjeç,Fadil Rika 20 vjeç i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit dhe i riu i tretë që humbi jetën është 20 vjeçari Sokol Shelgu. Ndërsa me ta udhëtonte edhe një person tjetër, Francesko Mara 15 vjeç i cili arriti t’i mbijetojë aksidentit fatal.

Te rinjte ishin banorë te fshatit Çinar në komunen e Fier-Sheganit. Sipas të dhënave të policisë, makina tip Benz me portobagazh me targa AA953 AZ ka humbur kontrollin në kthesë, është përplasur me bordurën dhe ka përfunduar në kanal, i cili ishte i mbushur me ujë, niveli i të cilit arrinte 2-3 metra thellësi.

Theksojmë se mjeti ku udhëtonin të rinjtë të cilët ktheheshin nga një dasëm, nuk ka qenë me shpejtësi. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 3 të rinjtë kanë gjetur vdekjen vetëm nga mbytja, në trupin e tyre nuk janë konstatuar plagë tipike të aksidentit.

Të tre viktimat Mario e Fadil Rika, përkatësisht 19 dhe 20 vjeç dhe Sokol Shelgu, 20 vjec janë kushërinj të parë, banorë të fshatit Çinar, ku edhe janë hapur dyert e mortit.

15 vjeçari që mundi të shpëtonte Francesko Mara, ndodhet në spitalin rajonal të Lushnjes dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *