Home / Lajme / Rajon / Shqiptarët e ndërrojnë furçën e dhëmbëve 1 herë në 3 vjet

Shqiptarët e ndërrojnë furçën e dhëmbëve 1 herë në 3 vjet

10 gusht-Në studim thuhet se edhe pse furça e dhëmbëve duhet ndryshuar njëherë në tre muaj, ka shqiptarë që e ndryshojnë njëherë në tre vjet.Shqiptarët shpenzojnë vetëm 1.5 euro në vit për kujdesin oral, kurse në perëndim kjo shifër shkon deri në 14.9 euro.

hqiptarët janë të fundit në Evropë sa i përket kujdesit për dhëmbët. Kështu thuhet në një studim të realizuar nga Euromonitor International një vit më parë.

Në studim thuhet se edhe pse furça e dhëmbëve duhet ndryshuar njëherë në tre muaj, ka shqiptarë që e ndryshojnë njëherë në tre vjet.Shqiptarët shpenzojnë vetëm 1.5 euro në vit për kujdesin oral, kurse në perëndim kjo shifër shkon deri në 14.9 euro.

Sipas këtij studimi, në Shqipëri konsumohet 75 ml/vit pastë dhëmbësh, që i korrespondon një paste dhëmbësh në vit, kurse në vende si Italia konsumohet deri në 417 ml/vit.

Kështu, në Shqipëri një person ka 4 dhëmbë të prishur mesatarisht, kurse në BE 1.2 dhëmbë për shkak të mungesës së higjienës. /Gazeta Shqiptare/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *