Home / Lajme / Rajon / Shqiptari i fundit i vrarë në Siri është nga Skenderaj

Shqiptari i fundit i vrarë në Siri është nga Skenderaj

27 gusht-Sipas burimeve, kushtet ekonomike të kësaj familjeje janë të dobëta pasi jetojnë nga një pension i Halilit dhe një pagë të një djali i cili punon si mirëmbajtës i fushës së futbollit të KF Drenica.

Migjen (Halil) Latifi (25), nga fshati Kllodernicë i Skenderajt, është shqiptari i fundit i vrarë në Siri, të premten, kanë treguar burime nga fshati. Sipas këtyre burimeve familja e tij tash e disa vite jeton në Skenderaj në lagjen “Saraj”.

Gjatë luftës së UÇK-së, Halili vetë ka qenë i plagosur, kurse një djalë i ishte vrarë.

Sipas burimeve, kushtet ekonomike të kësaj familjeje janë të dobëta pasi jetojnë nga një pension i Halilit dhe një pagë të një djali i cili punon si mirëmbajtës i fushës së futbollit të KF Drenica.

Për vetë Migjenin kanë treguar se ka disa muaj që kishte shkuar në Siri, po nuk ishin në dijeni se a është kthyer nga atje ndërkohë. /koha/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *