Home / Lajme / Rajon / Shqiptari që u vra në Siri (FOTO)

Shqiptari që u vra në Siri (FOTO)

Është zbuluar identiteti i shqiptarit të fundit të vrarë në Siri. Ai quhet Idajet Balliu, 24 vjeç, nga Librazhdi. Shikoni fotot që tregojnë nga jeta e tij gjatë luftimeve.

“Vëllai jonë Ebu Derda esh Shami ka rënë shehid. All’llahu i Madhëruar i dhëntë shpërblim në xhenetin më të lartë”.

Ky është mesazhi me të cilën miqtë e tij njoftuan sot vrasjen në Siri të Idajet Balliut.

Djaloshi 24 vjeçar nga Librazhdi u vra paraditen e 15 gushtit 2014 në Aleppo të Sirisë gjatë betejës që po zhvillohet në këtë qytet prej disa ditësh.

Balliu i cili luftonte në radhët e Shtetit Islamik, njihej me emrin Ebu Derda esh Shami.

Mësohet se ndodhej në Siri prej disa muajsh ku luftonte në radhët e Shtetit Islamik.

Gazetari Fatos Mahmutaj na ndihmoi me informacionin por dhe duke i vënë në dispozicion redaksisë Ora News një seri fotosh nga jeta e Idajetit gjatë luftimeve në Siri.

Kush është Idajet Balliu

I riu, lindi më 10 maj 1990 në Librazhd. Prej disa vitesh familja e tij banon në periferi të kryeqytetit. Në Tiranë Balliu kreu edhe shkollën e mesme, ndërsa ashtu siç bën të ditur në profilin e tij në Facebook studimet e larta i kreu në Universitetin e Medinës në Arabinë Saudite. Gjatë luftës ai është njohur me emrin Ebu Derda esh Shami, dhe ndodhej në Siri prej disa muajsh ku luftonte në radhët e Shtetit Islamik, ose siç njihet tani Hilafeti Islam.

Synimi ynë është jeta e përhershme

Ndërsa vetë i ndjeri, vetëm pak ditë më parë kishte publikuar në profilin e vet në rrjetin social Facebook një shprehje të dijetarit islam Ahmed Jasin: “Ne jemi kërkues të shehidllëkut, nuk kujdesemi për jetën e kësaj bote, sepse ajo është e mangët dhe e lirë, synimi jonë është jeta e përhershme”./Ora News/




Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *