Home / Lajme / Maqedoni / Shuma marramëndëse për dasmat tetovare (VIDEO)

Shuma marramëndëse për dasmat tetovare (VIDEO)

Tetovë, 22 Gusht – Për njohësisht e rrethanave sociale ky fenomen do të thotë mos pasje të identitetit kombëtar dhe fetar tek personat që kanë arritur në kapital.Sociologu Hasan Jashari thotë se popullata në këtë drejtim të duhet vetëdijësohet që mos harxhojë shumë, njofton Televizioni Koha.

Periudha e verës në Pollog dhe më gjërë njihet si koha kur organizohen ahengje të mëdha familjare ku edhe harxhohen me mijëra euro që sipas sociologëve janë edhe të kota. Krahas harxhimeve për arrë, flori, rezervime të restorantit hidhen edhe shumë para për angazhimin këngëtarëve në këta dasma. Nga ana tjetër nuk janë të pakta fotografitë e këngëtarëve dhe këngëtareve të cilët publikohen në rrjetet sociale ku shihen duart përplot me euro, dollarë dhe franga të hedhura nga dasmorët, njofton Televizioni Koha.

Kjo dukuri pothuajse në 20 vitet e kaluara e këndej ka marrë përmasa alarmante kur për një dasëm harxhohen 20 mijë apo 30 mijë euro. Për njohësisht e rrethanave sociale ky fenomen do të thotë mos pasje të identitetit kombëtar dhe fetar tek personat që kanë arritur në kapital.

Sociologu Hasan Jashari për Televizioni Koha thotë se popullata në këtë drejtim të duhet vetëdijësohet që mos harxhojë shumë.

Nga ana tjetër përderisa në dasma dhe gazmende familjare harxhohen para pa masë dhe “dariten” këngëtarët, në Tetovë sipas shifrave të fundit janë rreth 5 mijë familje të cilët jetojnë me një ndihmë sociale e cila mezi arrinë 50 euro në muaj.

Së fundmi në rrjetet sociale po bën xhiro një foto e një këngëtareje nga Kosova e cila është mbuluar me euro, dollarë dhe franga nga dasmorët në një aheng familjar në një fshat të rrethinës së Tetovës, raporton Televizioni Koha.

Dhe përderisa në këto dasma harxhohen me mijëra euro, në Pollog nuk ekziston ndonjë fondacion që do të jepte mbështetje financiare për nxënësit dhe studentët e varfër të kësaj treve, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Carovksa sot jep detaje për funksionimin e punës me dy turne në kopshtet publike

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, sot në konferencë për shtyp do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *