Home / Lajme / Maqedoni / Sot, 13 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

Sot, 13 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

13 gusht-
Marrëveshja e Ohrit, e cila u arrit me shumë vështirësi dhe me ndërmjetësimin e të dërguarve nga Uashingtoni dhe Brukseli arriti t’i japë fund një konflikti pesë mujor në fshatrat e Kumanovës, Shkupit dhe Tetovës, mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave policore e ushtarake të Qeverisë së IRJM.

Sot mbushen 13 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Maqedoni.

Marrëveshja e Ohrit, e cila u arrit me shumë vështirësi dhe me ndërmjetësimin e të dërguarve nga Uashingtoni dhe Brukseli arriti t’i japë fund një konflikti pesë mujor në fshatrat e Kumanovës, Shkupit dhe Tetovës, mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave policore e ushtarake të Qeverisë së IRJM.

Zbatimi i plotë i saj në praktikë përballet me shumë sfida. Partitë shqiptare akoma janë të pakënaqura për shkak të mospërmbushjes së saj.

Realizimi i plotë i kësaj marrëveshje nuk ka ndodhur në shumë institucione të vendit, sa i përket rritjes së përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore, transmeton INA.

Probleme në realizimin e saj shkaktohen edhe në aspektin e zbatimit të saj praktik, përmes respektimit të ligjeve.

Ligji për gjuhët dhe flamurin, zyrtarizon pjesërisht si gjuhë zyrtare gjuhën shqipe, duke mos përfshirë tërë territorin e vendit.

Gjuha shqipe është zyrtare në komunat ku shqiptarët janë mbi 20 për qind, ndërsa akoma nuk behet implementimi i saj në institucione qendrore. Ligji për përdorimin e flamurit mundëson përdorimin e tij në komunat ku shqiptarët janë mbi 50 për qind, por me ndryshimet e fundit ligjore flamuri shqiptar është me përmasa tre herë më të vogla për dallim nga flamuri shtetëror maqedonas.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), që u formua një vit pas konfliktit nga struktura ushtarake e UÇK-së vazhdimisht bazohet në këtë Marrëveshje, duke nënvizuar se janë bërë arritje të mëdha tek shqiptarët.

Por, kjo parti dhe kuadrot e saj rreth 10 vite në pushtet që nga konflikti kanë dështuar në realizimin e saj dhe se tani edhe ata shfaqen të pakënaqur.

Ndërsa, opozita shqiptare vazhdon të shprehë kritika ndaj kësaj marrëveshje, duke e vlerësuar si të parealizuar dhe të skaduar, pasi që nuk ka ndodhur zbatimi i saj i plotë tashmë 12 vite nga përfundimi i konfliktit.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdon t’i japë një mbështetje të fortë marrëveshjes. Marrëveshja kornizë u arrit më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale në Ohër, të cilën e firmosën ish-presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, ish-lideri i VMRO-DPMNE dhe ish-kryeministri Lubço Georgievski, kryetari i PPD-së Imer Imeri, kryetari i PDSH-së Arbër Xhaferi dhe kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski. Garantues dhe firmosës së marrëveshjes ishin edhe përfaqësuesit special të SHBA-ve dhe BE-së, Xhejms Perdju dhe Fransoa Leotar.

Përvjetori me vetëm një tribunë
Me rastin e 13 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit do të organizohet sot në Shkup vetëm një tribunë me temën: “Dekada e dytë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit – nevojë apo obligim në rrugën drejt integrimit evropian? ”

Në këtë tribunë të organizuar nga sekretariati qeveritar për M.O do të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përfaqësues të korit diplomatik në Republikën e Maqedonisë si dhe mysafir nga vendi dhe rajoni

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *