Home / Lajme / Maqedoni / Sot afati i dytë për regjistrim në shkollat e mesme në Maqedoni

Sot afati i dytë për regjistrim në shkollat e mesme në Maqedoni

21 gusht-Në shkollën e mesme të artit të lira janë 107 vende – 69 për mësim në gjuhën maqedone dhe 38 për gjuhën mësimore shqipe. Në Akademinë sportive të lira janë 37 vende.

Sot është afati i dytë për regjistrim i nxënësve në shkollat e mesme në Maqedoni.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kumtoi se në afatin e dytë të gushtit, ka gjithsej 20.089 vende të lira.

Prej tyre, 13.347 janë për mësim në gjuhën maqedone, 5.969 në gjuhën shqipe, 739 në gjuhën turke dhe 34 në gjuhën mësimore serbe.

Sipas llojit të arsimimit në gjimnaze ka 5.127 vende (3.260 në gjuhën maqedone, 1.576 në gjuhën shqipe, 257 në gjuhën turke dhe 34 në gjuhën serbe).

Në shkollat e mesme profesionale vende të lira janë 14.818 (9.981 për gjuhën mësimore maqedone, 4.355 për gjuhën shqipe dhe 482 për gjuhën turke).

Në shkollën e mesme të artit të lira janë 107 vende – 69 për mësim në gjuhën maqedone dhe 38 për gjuhën mësimore shqipe. Në Akademinë sportive të lira janë 37 vende.

Ministri Abdilaqim Ademi në konferencën për shtyp apeloi deri te të gjithë nxënësit e klasave të teta të zgjedhin arsimim profesional, sepse numër çdoherë e më i madh i kompanive kërkojnë kuadro teknike të edukuar dhe mirë të aftë, i cili mund të përgjigjet në sfidën e zhvillimit të shpejtë të teknologjisë. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *