Home / Lajme / Maqedoni / Sot protesta kundër rastit ‘Monstra’

Sot protesta kundër rastit ‘Monstra’

8 gusht-Këshilli Organizativ Koordinues i protestave dje nga sheshi “Skënderbe” kërkoi përkrahjen e gjithë qytetarëve shqiptarë, që nëpërmjet marshit të lirisë të ngritët zëri kundër procesit të montuar politik “Monstra”.

Në Shkup sot do të vazhdojë protesta kundër rastit “Monstra”, pas dënimit të gjashtë shqiptarëve me burgim të përjetshëm.

Këshilli Organizativ Koordinues i protestave dje nga sheshi “Skënderbe” kërkoi përkrahjen e gjithë qytetarëve shqiptarë, që nëpërmjet marshit të lirisë të ngritët zëri kundër procesit të montuar politik “Monstra”.

“Edhe pse qeveria e Maqedonisë po vazhdon të jetë e shurdhër ndaj protestave dhe kërkesave tona, ne jemi mirënjohës që protesta tona po hasin në përkrahje edhe te analistët dhe intelektualët e ndryshëm maqedonas, të cilët publikisht po shprehin dyshimet e tyre dhe po vërtetojnë qëndrimet tona lidhur me rastet e montuara politike”, thuhet në prononcimin e tyre dhënë para medieve.

Sipas Këshillit Organizativ të protestave, ky shtet ushtron dhunë mbi pjesën dërmuese të popullatës së saj, nuk respekton të drejtën ligjore të pjesës dërmuese të qytetarëve të saj, kështu që koncepti i demokracisë mbetet vetëm në letër.

Protestat dhe kërkesat e KOK do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara nga po ky këshill. Kërkesat e Këshillit:

1. Kërkojmë shpalljen e bijve tanë të pafajshëm, lirimin e menjëhershëm dhe dëmshpërblimin e tyre;
2. Kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të prokurores dhe gjykatësit të rastit dhe ndjekjen penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare;
3. Kërkojmë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke shpall gjykimin e tyre qysh gjatë arrestimit të tyre ;
4. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të 6 shqiptarëve të pafajshëm, të dënuar me nga 3 vite burg, ku gjykata edhe në këtë rast dëshmoi se është antishqiptare e korruptuar dhe e politizuar skajshmërisht;
5. Kërkojmë që në situate të këtilla ku një popull i tërë ngritët në këmbë duke dëshmuar se në Maqedoni nuk funksionin ligji dhe drejtësia, shteti doemos të lejoj dhe mundësoj mbikëqyrje permanente edhe nga përfaqësues ndërkombëtar mbi sistemin juridik në Maqedoni, si dhe të merr në mbrojtje të burgosurit dhe familjarët e tyre.
6. Poashtu, nga ministri i drejtësisë, resor I BDI-së, kërkojmë prononcim publik, se si ai i vlerëson dënimet e 6 shqiptarëve me burgim të përjetshëm si dhe ndaj 6 protestuesve shqiptarë që u dënuan me nga 3 vite burg.

Këshilli Organizativ Koordinues nuk do të heqë dorë prej protestave deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *