Home / Lajme / Maqedoni / Sot vazhdojnë protestat për rastin “Monstra”

Sot vazhdojnë protestat për rastin “Monstra”

1 gusht-Kryesues i Këshillit Organizativ Koordinues si dhe njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin Monstra, Bedri Ajdari deklaroi se, qeveria maqedonase po dëshmon se është kryekëput kundër shqiptarëve dhe vlerave tona kombëtare e fetare.

Këshilli Organizativ për rastin “Monstra” thotë se sot në 13:45 do të vazhdojë me protestat paqësore deri në lirimin e të gjithë të arrestuarve nga procesi i montuar politik “Monstra”.

Kryesues i Këshillit Organizativ Koordinues si dhe njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin Monstra, Bedri Ajdari deklaroi se, qeveria maqedonase po dëshmon se është kryekëput kundër shqiptarëve dhe vlerave tona kombëtare e fetare.

“Rasti i gjykimit të 6 qytetarëve nga 3 vite burg dëshmon edhe një herë që kjo qeveri dëshiron ta ngulfat zërin e lirë të qytetarit, zë ky i garantuar me ligjet vendore dhe ndërkombëtare.Prandaj, ne Këshilli Organizativ dhe Koordinues për rastin e montuar politik “Monstra” , publikisht e ftojmë kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin që me kryesinë e partisë së tij, ta shqyrtojnë mirë pozicionin e tyre në këtë qeverimaqedonase,kryekëput antishqiptare si dhe të dalin në ballë të protestavee të jenë me popullin e vet , popull i cili çdo ditë po dënohet dhe po ofendohet nga qeveria ku është pjesë edhe ai me partinë e tij”, deklaroi Ajdari.

“Poashtu ftojmë edhe udhëheqësit e partive politike shqiptare BDI,PDSH, RDK, si dhe kryetarët e komunave shqiptare, hoxhallarët, intelektualët, dhe të gjithë shqiptarët paqedashës , që ditën e premte të jenë pjesë e protestës mbarëkombëtare, sepse më nuk janë vetëm familjarët tanë ata për të cilët duhet ngritur zëri, por ky numër fatkeqësisht çdo ditë po shtohet”, shtoi ai.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *