Home / Lajme / Maqedoni / Strategji e re e protestave kundër rastit “Monstra” (VIDEO)

Strategji e re e protestave kundër rastit “Monstra” (VIDEO)

Shkup, 26 Gusht – Këshilli Organizativ i Protestave kundër rastit “Monstra” është duke përgatitur një strategji të re veprimi.

Meqë policia nuk i lejon ata që ta shprehin revoltën e tyre para qeverisë, atëherë protestuesit janë duke menduar për forma të reja veprimi, ndërkaq, për pasojat nuk mbajnë përgjegjësi.Kryetari i Këshillit Organizativ të Protestave, Bedri Ajdari shpalos format e reja të veprimit.

“Planifikojmë të bëjmë një peticion. Po ashtu meqë policia gjithnjë na pengon që ti shpalosim qëndrimet tona para qeverisë jemi duke menduar që ta ndërrojmë vendin e nisjes së protestave si dhe orën e nisjes së tyre”, thotë Ajdari.

Ai thekson se me këtë veprim të policisë pushteti vetë po deligjitimohet.

“Ata druhen nga e vërteta dhe nuk duan që ta dëgjojnë atë”, thotë kryetari I Këshillit Organizativ të Protestave duke shtuar se ata vetëm do tua bëjnë me dije pushtetit, ndërsa pasojat do ti bartë vetë Maqedonia.

Këshilli Organizativ, akoma nuk e ka vendosur, nëse vendi I nisjes së protestave dhe orari I tyre do të ndryshojë që këtë të premte, kur dhe është paraparë që të mbahet protesta e radhës, pasi përveç organizimit të protestave, familjarët e të dënuarve të rastit “Monstra” punojnë edhe për të nxjerrë bukën e gojës për të mbajt familjet e tyre.“Të shohim nëse këtë të premte do të ketë ndryshime”, thotë Ajdari.Protestat kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra” nisën më 4 korrik. Që atëherë gati çdo të premte ka pas protesta, megjithatë, policia nuk I ka lejuar protestuesit që ta kalojnë Qendrën tregtare Mavrovka> një kordon policie I ka prit ata tek “26 korriku”.

Më 30 qershor të këtij viti, Gjykata themelore Shkup 1 dënoi me burg të përjetshëm 6 shqiptarë, nën akuzën se ata kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë.

Ndërkaq, më 1 maj të vitit 2012 policia e Maqedonisë organizoi aksionin policor të koduar “Monstra” në të cilin u arrestuan rreth 20 shqiptarë, të cilët menjëherë pas aksionit u akuzuan nga ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, si grup terrorist islamik që ka kryer vrasjen e pesëfishtë më 12 prill të të njëjtit vit në afërsi të liqenit të Smillkovcës. Një ditë më vonë pjesa më e madhe e të arrestuarve u liruan.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *