Home / Sport / Superkupa e Gjermanisë i shkon Dordmundit, mposht 2-0 Bajernin

Superkupa e Gjermanisë i shkon Dordmundit, mposht 2-0 Bajernin

Djemtë e drejtuar nga Jurgen klop kanë mposhtur Bajernin e Mynihut me rezultatin e pastër 2-0.

Ekipi i Borusias së Dortmund është fituesi i Kupës së Gjermanisë. Djemtë e drejtuar nga Jurgen klop kanë mposhtur Bajernin e Mynihut me rezultatin e pastër 2-0. Në një ndeshje e cila ka folur më shumë për verdhezinjtë, Bajerni nuk ka mundur dot ta nisë sezonin me trofe.

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 23-të nga Mkhitaryan i cili kalon ekipin e tij në avantazh. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e takimit. Në pjesën e dytë Bajerni zgjohet duke kërkuar golin e barazimit por Dordmundi tregohet i vëmendshëm.

Në minutën e 62-të Aubameyang do të shënonte golin e dytë për Dordmundin dhe do të vuloste takimin 2-0. Bajerni dhe Guardiola zhgënjejnë në këtë start sezoni, ndërsa ekipi i Jurgen Klop tregon se edhe pa Levandovskin e Rojs, janë një ekip që mund të surptizojë sërish.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *