Home / Lajme / Maqedoni / Tadiq kishte lejuar involvimin e shtetit serb në konfliktin e 2001 në Maqedoni (VIDEO)

Tadiq kishte lejuar involvimin e shtetit serb në konfliktin e 2001 në Maqedoni (VIDEO)

26 Gusht – Ditëve të fundit po komentohet, nga këndvështrime të ndryshme, kërkimfalja e ish Kryetari të Serbisë, Boris Tadiq, mbi anagzhimin në të kaluaren e forcave serbe në territorin e Maqedonisë.

Gjatë një ligjerate që ai mbajti këtyre ditëve në në Shkollën për liderë të rinjë, në Ohër, Tadiqi, ndër të tjera kishte thënë:’ndjehem fajtor se pse nuk kërkova falje gjatë kohës sa isha Kryetar i Serbisë për shkak të disa punëve të këqia që kanë ndodhur gjatë historisë, atëherë kur këtu ishte xhandarmëria serbe’.

Mediat maqedonase po mundohen këtë kërkimfalje të Tadiqit ta ndërlidhin me kohën e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (SKS), atëherë kur edhe në territorin e tanishëm të Maqedonisë ishte e instaluar adminstrata serbe, bashkë me xhandarmërinë e saj.

Mirëpo në Beograd, deklaratën e Tadiqit po e shikojnë në një këndvështrim tjetër, duke i dhënë asaj konotacion dhe kontekst të kohëve të mëvonshme, atëherë kur vetë Tadiqi ishte në krye të shtetit serb.Në analizën kritike me titull „Askush dhe me asgjë kalkulon me kërkimfaljen e re“, botuar në E-Novine të Beogradit, autori Bojan Tonçiq ia përkujton Tadiqit aktivitet e pista të xhandarmisë serbe në një të kaluar të afërt.

Xhandarmëria e Serbisë, e formuar në vitin vitin 2001, që nënkupton shteti i Serbisë, ka marrë pjesë në operacionet luftarake në Maqedoni, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, deri në gusht të vitit 2001. Gjatë gjithë asaj kohe, Boris Tadiqi ka qenë ministër i Telekomunikacionit në qeverinë e Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ). Bëhet fjalë për mercenarë shtetëror me pagesë, të cilët karrierën e tyre e kishin filluar në gardën vullnetare të Zhelko Razhnjatoviq – Arkan dhe e kishin vazhduar në njësitin JSO të Milorad Ulemak Legisë, i cili komandonte në Maqedoni dhe ishin të veshur me uniformat e Mbrojtjes territoriale të Maqedionisë… Tadiqi duhet të tregoj se pse Sërbia angazhoi luftëtarë me përvojë në shtetin fqi. Me çfarë qëllimi dhe çfarë kalkulimi? Apo ndoshta dikush ka vlerësuar se pikërisht në Maqedoni duhet të demonstrohet kontinuiteti me regjimin e Millosheviqit’, pyet Tonçiq.

Në tekstin e tij ai përkujton lexuesit se kishte qenë i kërcënuar nga kreu ushtarak serb që të mos i publikoj dëshmitë mbi luftëtarët serbë – pjesëtarë shtetërorë në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *