Home / Lajme / Rajon / Të arrestuarit planifikuan ta sulmonin një ngjarje të madhe kulturore

Të arrestuarit planifikuan ta sulmonin një ngjarje të madhe kulturore

11 gusht-Express ka raportuar se mbi 10 kosovarë, që lidhen me Lavdrim Muhaxherin, po përgatiten për sulme terroriste-kamikaze në Kosovë dhe se ata mund të atakojnë që nga Qeveria e deri te kampet e KFOR’it, pa përjashtuar as institucionet tjera të sigurisë.

Polica e Kosovës ka arrestuar 40 kosovarë të dyshuar si prestarë të grupeve terroriste Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS) dhe krahut zyrtare të Al-Ka-da’së në Siri, “Xhabhatu Al-Nusra”.

Express merr vesh se një nga aktivitete e tyre të planifikuara për këto ditë, ka qen edhe një sulm në një nga ngjarjet e mëdha kulturore në Kosovë.

Policia e Kosovës nuk ka komentuar për këtë gjë.

Express ka raportuar se mbi 10 kosovarë, që lidhen me Lavdrim Muhaxherin, po përgatiten për sulme terroriste-kamikaze në Kosovë dhe se ata mund të atakojnë që nga Qeveria e deri te kampet e KFOR’it, pa përjashtuar as institucionet tjera të sigurisë.

Ndryshe, dje Express raportoi se një tjetër shqiptar nga Kosova- pjesë e ISIS’it u vra në luftim. Ishte Patriot Matoshi që është njëri nga më shumë se kosovarët që po luftojnë për organizatën terroriste ISIS, ose edhe për krahun zyrtarë të Al-Kaida’së në Siri, frontin ‘Xhabhatu Al-Nusra’. Deri tash, sipas Policisë, 16 kosovarë janë vrarë në konfliktin që ka prekur Sirinë e Irakun, por edhe të tjerë po i bashkohen kësaj lufte, disa prej të cilëve edhe me familje.

Express ka raportuar kohë më parë për natyrën e luftës që bënë ISIS, për qëllimet e saj dhe mbi të gjitha, për pasojat që kjo organizatë mund të lë edhe për Kosovën nëpërmjet anëtarëve të sajë kosovarë kur ata të kthehen në vend./express/

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *