Home / Lajme / Maqedoni / Të dënuarit për rastin Monstra vuajnë dënimin në kushte mizore

Të dënuarit për rastin Monstra vuajnë dënimin në kushte mizore

19 gusht-“Kemi kërkuar kushte me të mira madje kemi kërkuar edhe që t’i sjellin në Shkup, por avokati mbrojtës na ka thënë që ajo është procedurë shumë e gjatë dhe se nuk do të realizohet.Jemi ankuar edhe tek avokati i popullit por ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, shtoi Ajdari

Këshilli organizativ i protestave për rastin ‘Monstra’ ka dënuar forcën e tepruar policore ndaj demonstruesve. Përmes një letre drejtuar zv/sekretarit të përgjithshëm të sindikatit policor, Vullnet Pocesta, këshilli shpreh shqetësimin dhe e cilëson si shkelje serioze të të drejtave të njeriut armatosjen e policisë me mitraloza. Këshilli organizator i protestave për rastin ‘Monstra’ gjithashtu e cilëson si jo kushtetuese bllokimin e rrugës tek qendra tregtare ‘Mavrovasja’ për realizimin marshit paqësor deri para godinës së Gjykatës. Nga Këshilli organizativ theksojnë se do të ndërmarrin veprime ligjore kundër çdo polici që e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka përdorur forcë jo-proporcionale ndaj protestuesve në Shkup.
Të dënuarit në rastin Monstra vuajn dënimin ë në kushte mizore në burgun e Prilepit, thonë familjarët e të dënuarve “Ishim në vizitë dhe i pamë familjarët tonë. Ende vazhdonin të vuanin dënimin nëpër qelitë e vogla në të cilat nuk lejohet qëndrimi më shumë se 15 ditë, që shqiptohet si mas ndëshkimi për ata që prishin rendin, kurse familjarët tonë rrinë aty për më shumë se dy vite. Kjo është e tmerrshme më kërkuan tepih për të mbuluar lagështinë që mbizotëron në qeli”.“Kemi kërkuar kushte me të mira madje kemi kërkuar edhe që t’i sjellin në Shkup, por avokati mbrojtës na ka thënë që ajo është procedurë shumë e gjatë dhe se nuk do të realizohet.Jemi ankuar edhe tek avokati i popullit por ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, shtoi Ajdari.Avokati i Popullit, Ixhet Memeti bën të ditur se ingerencat e tij janë të intervenojë kur të burgosurit maltretohen dhe jo për kushtet.“Unë mund të reagoj vetëm atëherë kur keqtrajtohen apo maltretohen në burgje të burgosurit, unë nuk kamë të drejtë të intervenoj për kushtet”, thotë Memeti.Nga ana tjetër Bedri Ajdari tha se i fton politikanët dhe avokatin e popullit që vetëm një ditë të rrinë në ato qeli dhe të shohin se sa mund të qëndrojnë.Ndërkaq bën të ditur se protestat nuk do të ndalen dhe se ato do të vazhdojnë deri sa të zbatohet drejtësia në gjykata.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *