Home / Lajme / Maqedoni / Televizioni Koha ju sjell reportazh ekskluziv nga famija e Arjetës e cila vdiq të dielën në ditën e dasmës (VIDEO)

Televizioni Koha ju sjell reportazh ekskluziv nga famija e Arjetës e cila vdiq të dielën në ditën e dasmës (VIDEO)

Tetovë, 06 Gusht – Babai i Arjeta Alitit e cila vdiq në ditën e dasmës me dhimbje të madhe tregon për tragjedinë e familjes. Në vend të një dasme të madhe, dasma e planifikuar nga dy familjet përfundon me varrim. 23 vjeçarja Arjeta Mehmeti papritmas ndërroi jetë pikërisht kur të gjithë bëheshin gati për dasëm. Lot dhe pikëllim në këtë familje mbiztorën gjatë këtyre ditëve, kurse Televizioni Koha sot vizitoi këtë familje.

Lot dhe pikëllim në familjen e Arjetës në Tetovë

Tragjedia e rëndë që kaploi këtë familje ka tronditur jo vetëm Tetovën por mbarë rajonin e Pollogut dhe më gjërë. Tre ditë pasi ndërroi jetë në ditën e dasmës së saj 23 vjeçarja Arjeta Aliti Televizioni Koha qëndroi në shtëpinë e kryefamiljarit Memetali.

Në shtëpinë e tyre afër ish bibliotekës së Tetovës janë të gjata radhët e qytetarëve të cilët vijnë për ngushëllime. Kryefamiljari Memetali me lot në sy dhe dhimbje tregon për ditën kritike, mëngjesin e kobshëm të ditës së diel kur të gjithë bëheshin gati për ditën e dasmës, Arjeta kishte mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë, njofton Televizioni Koha.

Kryefamiljari thekson se Arjeta asnjëherë nuk është ankuar për ndonjë sëmundje më parë. E njejta ka ndërruar jetë në shtëpi dhe me kotë kanë qenë përpjekjet e mjekëve për ta kthyer atë në jetë. Familja nuk kishte kërkuar që të bëhej obduksioni pasi që kanë qenë të pranishëm në momentet e fundit të jetës së 23 vjeçares, raporton Televizioni Koha.

Ndryshe, të dielën në mëngjes ndërroi jetë Arjeta Aliti, 23 vjeçare nga Tetova e cila atë ditë kishte bërë gati gjithçka për martesë në fshatin Dobrosht. Por në vend se ajo të bëhej nuse shkoi në përjetësi. Ajo u varros në varrezat myslimane në Tetovë dhe la një plagë të hapur për këtë familje bujare. E lamë këtë familje me dhimbjen tyre për humbjen e vajzës së tyre në moshë të re. Familja Aliti pret dhe përcjell qytetarë për ngushëllime për të përballuar më lehtë këtë tragjedi, informon Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *