Home / Lajme / Maqedoni / Temperaturat e larta shtojnë radhët tek mjekët (VIDEO)

Temperaturat e larta shtojnë radhët tek mjekët (VIDEO)

Tetovë, 14 Gusht – “Brenda një ndrimi të kujdestarisë kemi shumë pacient jo vetëm nga Tetova por edhe nga rrethina. Krahas kësaj si ndihmë e shpejtë në këtë periudhë pranojmë thirrje nëpër shtëpi për ata të cilët nuk kanë mundësi të vijnë në ndihmën e shpejtë”, deklaroi Gëzim Nuredini kryeshef i Ndihmës së Shpejtë të Tetovës, transmeton Televizoni Koha.

Edhe mjekët amë nëpër vendbanimet rurale theksojnë se këtyre ditëve janë shtuar dukshëm vizitata e pacientëve në ambulantat e tyre. Ata theksojnë se kryesisht në këtë periudhë ndihmë kërkojnë fëmijët dhe personat më të moshuar, transmeton Televizoni Koha.

Gëzim Nuredini kryeshef i Ndihmës së Shpejtë të Tetovës thekson se nga ora 19 në mbrëmje në ndihmën e shpejtë në Tetovë ndihmë kërkojnë më shumë se 150 persona të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike, ata që kam problem me sheqerin, pacientët me sëmundje të zemrës si dhe ata me tension të lartë.

Poashtu punë mjekët në këtë repart kanë edhe gjatë natës ku kryesisht ndihmë kërkojnë pacient të cilët kanë probleme me stomakun dhe nga ushqimi jo i rregullt.

Ai thotë se nuk ka vend për panikë sepse në këtë periudhë edhe gjatë viteve të kaluara është rritur numri i pacientëve pikërisht nga rritjet e temperaturave, transmeton Televizoni Koha.

“Brenda një ndrimi të kujdestarisë kemi shumë pacient jo vetëm nga Tetova por edhe nga rrethina. Krahas kësaj si ndihmë e shpejtë në këtë periudhë pranojmë thirrje nëpër shtëpi për ata të cilët nuk kanë mundësi të vijnë në ndihmën e shpejtë”, deklaroi Gëzim Nuredini kryeshef i Ndihmës së Shpejtë të Tetovës.

Apelojmë deri tek qytetarët që në këtë periudhë të konsumohet ushqim i freskët dhe të përdoret uji sa më shumë, të kenë kujdes se çka veshin dhe nga ora 11 deri ora 17, të mos dilet jashtë pa nevojë thotë Nuredini. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *