Home / Lajme / Maqedoni / Tetovarët mbushin me para këngëtaret

Tetovarët mbushin me para këngëtaret

17 gusht-Disa nga këngëtarët që cilësohen si më kualitativdhe më popullor në skenat dhe ekranet shqipëtare, përveç çmimit të shërbimit që e kanë tejet të lartë, ato gjithashtu marrin shuma të konsiderueshme parashë në formë të bakshishit.

Këngëtarja nga Ferizaji, Fatlume Popovci dhe shumë këngëtare të tjera nga gjithë trojet shqiptare siç po duket po ju hecën shumë mirë biznesi këtu në Tetovë.

Zakoni i hedhjes së parave për këngëtarët dhe artistët që performojnë në dasmat shqipëtare i njohur si “bakshish”, tashmë ka marrë hov madje mund të thuhet se po i kalon të gjitha kufinjtë e normalitetit. Edhe pse qytetarët vazhdimisht ankohen për vështirësitë ekonomike me të cilat përballen, një pasqyrë krejtësisht të kundërt po dëshmohet në dasmat dhe gëzimet familjare të cilat zhvillohen ekskluzivisht gjatë sezonit veror.

Disa nga këngëtarët që cilësohen si më kualitativdhe më popullor në skenat dhe ekranet shqipëtare, përveç çmimit të shërbimit që e kanë tejet të lartë, ato gjithashtu marrin shuma të konsiderueshme parashë në formë të bakshishit.

Fotoja e përdorur në këtë shkrim vjen nga një restoran në fshatin Sedllarcë të Tetovës, këngëtarja mbulohet me paranga vende të ndryshme ku siç mund të shihet aty ka denarë të Maqedonisë, Euro, Dollarë dhe Franga zvicrane.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *