Home / Lajme / Maqedoni / Tetovarët paraqesin anomalitë në komunikacion (VIDEO)

Tetovarët paraqesin anomalitë në komunikacion (VIDEO)

Tetovë, 14 Gusht – Qytetarët kanë kërkuar më shumë kontrolle në rrugën Gjoçe Stojçevski në Tetovë, ku ata nënvizojnë se vozitësit parkohen vend e pa vend dhe krijohet kaos. Kërkohet prezencë më e madhe e policisë së komunikacionit në këtë rrugë që gjendet në udhëkryqin tek Xhamia e Pashës, njofton Televizioni Koha.

Vozisin me shpejtësi të lartë nëpër fshatra dhe vendbanime, parkohen në mes të rrugës, nuk u japin përparësi këmbësorëve, kurse këmbësorët kalojnë rrugën kur në semafor është e ndezur drita e kuqe. Këta janë disa nga vërejtjet dhe ankesat e banorëve të Pollogut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendëshme përmes linkut në ueb faqen e kësaj ministrie “Prozo kontrolle në komunikacion”, njofton Televizioni Koha.

Në këtë link qytetarët e Tetovës kanë propozuar më shumë kontrolle në pjesët qendrore të qytetit, në rrugën Tetovë-Bërvenicë, në fshatin Tearcë si dhe autostradën Tetpvë-Gostivarë dhe anasjelltas.

Që nga hapja e këtij linku tetovarët kanë dërguar 5 ankesa në formë propozimi që të ketë më shumë kontrolle në vendet e lartpërmendura. “Gjithsej nga Tetova deri në linkun e posaçëm të MPB-së kanë arritur 5 propozime, ndërsa vetëm një nga Gostivari, njofton Televizioni Koha.

Qytetarët kanë kërkuar më shumë kontrolle në rrugën Gjoçe Stojçevski në Tetovë, ku ata nënvizojnë se vozitësit parkohen vend e pa vend dhe krijohet kaos. Kërkohet prezencë më e madhe e policisë së komunikacionit në këtë rrugë që gjendet në udhëkryqin tek Xhamia e Pashës.

Nga ana e qytetarëve poashtu ka vërejtje për rrugën Tetovë-Bërvenicë ku vozitet me shpejtësi të lartë dhe rrezikohen banorët e këtij vendbanimi. Kërkohet që të ketë patrullime më të shpeshta në këtë rrugë. Ankesa tjetër është nga fshati Tearcë, ku qytetari nënvizon se vozitës të pandërgjegjshëm vozisin me shpejtësi të lartë në rrugët lokale”, deklaroi Dejana Nedelkoviq, këshilltar në sektorin për marrëdhënie me opinion dhe informatave me karakter publik pranë Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Maqedonisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *