Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë, plagosen me armë zjarri dy persona

Tetovë, plagosen me armë zjarri dy persona

11 gusht-Sipas policisë së Tetovës pas krismave kanë ngelur dy të plagosur ku njëri është transferuar në Shkup e tjetri ka ngelur në Spitalin Klinik në Tetovë .

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Tetovë. Ngjarja është shënuar sonte rreth orës 22.00 në rrugën e Ilindenit afër blllokut MEMA

Sipas policisë së Tetovës pas krismave kanë ngelur dy të plagosur ku njëri është transferuar në Shkup e tjetri ka ngelur në Spitalin Klinik në Tetovë . Siç mësohet nga dëshmitarët okular se dy të plagosurit ishin ulur në Burektoren “AROMA” kur persona ende të paidentifikuar kanë gjuatur nga vetura pa targa dhe kanë ikur në drejtim të Gostivarit.

Mësohet se njëri prej të plagosurve është nga Pallçishti, kurse tjetri nga fshati Gajre ku ky i fundit është rëndë i plagosur dhe ndodhet në klinikat e Shkupit.

Policia dhe prokuroria e Tetovës janë në vendin e ngjarjes ku hetojnë rastin për motivet dhe të dyshuarin .

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *