Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Hidhet gur themeli i parë i fabrikës italiane ITEK

Tetovë:Hidhet gur themeli i parë i fabrikës italiane ITEK

21 gusht-Investitori italian Roberto Oskiriposochi kompania e tij ecila gati 20 vjet merret me fushën e ndërtimit të kapaciteteve për prodhimin e pajisjeve dhe teknologjisë filtruese dhe materialeve të përbëra si dhe në industrinë ushqimore.

Rreth 120 punësime të reja do të sigurojë investimi i ri prej 3,8 milionë eurove i kompanisë italiane ITEK, e cila sot në ZZHTI në Tetovë filloi ndërtimin e instalacionit të ri prodhues.
Fabrika do të shtrihet në sipërfaqe prej rreth 4.000 metra katrorë dhe është investimi i parë në këtë ZZHTI. Investimi do të realizohet përmes kompanisë PRO COMP ADVANCE TECHNOLOGIES dhe është planifikuar të hapen pesë linja prodhuese të profileve kompozuese për prodhimin e fijeve të qelqit dhe karbonit.
Kryeminsitri Nikolla Gruevski, i cili mori pjesë në vendosjen e gur-themelit, vlerësoi se bëhet fjalë për investim të rëndësishëm me të cilin do të sigurohen punësime të reja për njerëz të përkatësive të ndryshme etnike.
“Falë investimeve të reja, eksporti nga zonat në shtet në gjashtë muajt e parë të këtij viti paraqqet mbi 550 milionë euro, e kjo do të thotë se dyfish është rritur në krahasim me gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar. Deri në fund të vitit 2014 pritet që eksporti nga zonat të arrijë vlerën prej mbi një miliardë eurove, e tendencat e tilla presim që të rriten akoma në të ardhmen”, theksoi kryeministri Gruevski.
Fabrikat e reja, shtoi ai, janë edhe një nga forcat kryesore shtytëse për uljen e shkallës së papunësisë, dhe, siç tha, punët po lëvizin në kahje të mirë.
“Interesi për Maqedoninë është i madh. Vazhdojmë me promovim aktiv të vendit, bisedojmë dhe negociojmë me numër të madh të kompanive të huaja. Shumë prej tyre tashmë i kumtuan investimet e reja dhe së shpejti do të fillojnë t’i ndërtojnë fabrikat e reja: italianja Diatek, amerikanja Key Saffety System, Veibo e Turqisë, Teknikal tekstil e Gjermanisë, britanikja Euro BPO, gjermanja ODV elektrik, ukrainasja Energija, italiania Montante grup, si dhe shumë të tjera”, theksoi Gruevski.
Drejtori i kompanisë PRO COMP ADVANCE TECHNOLOGIES, ROberto Oskiri tha se vendimi për të investuar në Maqedoni e kanë sjellë falë kushteve të volitshme që u ofrohen investuesve të huaj, procedurat e shkurtëra byrokratike dhe administrata eikase.
“Pas disa takimve të realizuara me profesionistë të cilë punojnë në territorin e Maqedonisë të cilët na sqaruan se vendi ofron mundësi të jashtëzakonshme, vendosëm ta realizojmë këtë investim tonin dhe ë hapim fabrikë, e cila për ne do të ketë rëndësi strategjike për prezantim në tregje të tjera në zhvillim “, tha Oskiri.
Ministri pa resor, i angazhuar për tërheqjen e investimeve të huaja, Visar Fida nënvizoi se Maqedonia ka bërë përparim të rëndësishëm në tërheqjen e investimeve të huaja dhe se kompanitë e huaja tashmë e kanë vendosur Maqedoninë në hartën e tyre.
“Republika e Maqedonisë bëri përparim të rëndësishëm në planin ekonomik gjatë disa viteve të shkuara, kur në kohën e krizës globale ekonomike dhe inanciare arritëm rritje të madhe ekonomike dhe derdhje të madhe të investimeve të huaja”, tha Fida.
Sipas ministrit të Ekonomisë, Bekim Neziri, investimi i sotëm është i rëndësishëm sepse paraqet jetësim të angazhimeve për zhvillim të barabartë ekonomik, rritje të punësimeve, standard më të mirë jetësor, eksport më të madh dhe derdhje të shtuar devizore.
Fillimi i ndërtimit të fabrikës ishte zyrtarizuar në prani të tërë ekipit ekonomik të Qeverisë, si dhe të ministrit të Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, ministrit për Eurointegrime, Fatmir Besimi dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *