Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi takoi zjarrfikësit e revoltuar

Teuta Arifi takoi zjarrfikësit e revoltuar

19 gusht-Ne do të mundohemi që në mënyrë transparente dhe në zbatim të plotë të ligjit të gjejmë një zgjidhje adekuate dhe të përshtatshme për çështjen në fjalë, tha ARifi, transmeton Tv Koha.

Sot, kreytarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, realizoi takim me Këshillin Organizativ të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit, për të diskutuar rreth çështjes së pagave të zjarrfikësve.

“Duke marrë parasysh kërkesat e zjarrëfikësve dhe dilemat e tyre nga njëra anë, si dhe rekomandimet e Entit Shtetëror për Revizion nga ana tjetër, në të cilën theksohet posaçërisht edhe harmonizimi i pagave të zjarrfikësve, ne do të mundohemi që në mënyrë transparente dhe në zbatim të plotë të ligjit të gjejmë një zgjidhje adekuate dhe të përshtatshme për çështjen në fjalë”, theksoi kryetarja e Komunës së Tetovës, trasnmeton Tv KOHA.

Ndërsa Shefajet Emini koordinator I zjarrfikësve për çështjen e rrogave tha se ne do të pranojnë që të bisedohet dhe të shikohen mundësitë ligjore se si mund të kompezohen ditët e pushimit dhe uikendet dhe nëse ka lëshime të gjendet zgjidhje, njofton Tv KOHA.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *