Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Incidenti skenarë i BDI-së dhe Ali Ahmetit (VIDEO)

Thaçi: Incidenti skenarë i BDI-së dhe Ali Ahmetit (VIDEO)

Tetovë, 28 Gusht – “Këto janë tentime për t`ia mbyllur gojën opozitës shqiptare por në këtë nuk do të arrijnë, sepse puna e opozitës është që të folë dhe të kritikojë”, deklaroi Thaçi.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, ka deklaruar sot në Tetovë se incidenti i dy ditë më parë mes deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së, ka qenë një skenarë i Ali Ahmetit dhe BDI-së që siç tha Thaçi, për t`ia mbyllur gojën opozitës.

Numri një i PDSH-së theksoi se deputetët e PDSH-së janë fyer rëndë dhe kanë reaguar për shkak se fyerjet dhe sharrjet që janë bërë nuk kanë të bëjnë me traditën dhe moralin shqiptarëv, njofton Televizioni Koha.

“Këto janë tentime për t`ia mbyllur gojën opozitës shqiptare por në këtë nuk do të arrijnë, sepse puna e opozitës është që të folë dhe të kritikojë”, deklaroi Thaçi, transmeton Televizioni Koha.

Thaçi ka theksuar se PDSH-ja nuk do të merrë pjesë në punët e kuvendit për një afat të pacaktuar kurse është shumë afër sjelljes së vendimit që të bojkotojë përgjithmonë parlamentin e Maqedonisë.

”Për këtë vednim duhen akoma konsullta shtesë brenda partisë dhe me faktorin ndërkombëtarë” tha Thaçi.

Këto komente Thaçi ka bërë në vigjilje të mbledhjes së kryesisë qendrore ku janë zgjedhur koordinatorët e gjashtw njësive për mbajtjen e kongresit, njofton Televizioni Koha.

Koordinatorë për organizimin e kongresit të gjashtë të PDSH-së do të jetë deputeti Orhan Ibrahimi. Kongresi sipas informacioneve të brendshme partiake i PDSH-së duhet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm, raporton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *