Home / Lajme / Maqedoni / Tifozi ‘Komiti’ mbetet pa dorë nga shok-bomba, dhjetëra të plagosur

Tifozi ‘Komiti’ mbetet pa dorë nga shok-bomba, dhjetëra të plagosur

4 gusht-Mediat lokale në Manastir, raportojnë se pas ndeshjes ka pasur incidente serioze në parkun e qytetit, stacionin e autobusëve në Manastir. Megjithatë policia ka arritur të vëjë nën kontroll këtë situatë

Me një incident tragjik ka nisur kampionati i ri i Maqedonisë në futboll. Një fans i skuadrës së Vardarit ka humbur dorën, ndërsa një tjetër ka marë lëndime të rënda nga shpërthimi i një shok bombe. Në incidentit e ndodhur në tribunën e stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir me dhjetra fansa të tjerë kanë mbetur të lënduar. Gjat këtij incidenti të plagosur kanë mbetur edhe disa polic.

Icidenti ka ardhur në dy minuta para se të mbyllej ndeshja mes Pelisterit dhe Vardarit (0:1).

Një pjese të “Komitëve” iu tregohet ndihma mjekësore në Manastir. Ata që janë më rëndë të plagosur presin të transportohen për në Klinikat e Shkupit.

Mediat lokale në Manastir, raportojnë se pas ndeshjes ka pasur incidente serioze në parkun e qytetit, stacionin e autobusëve në Manastir. Megjithatë policia ka arritur të vëjë nën kontroll këtë situatë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *