Home / Lajme / Rajon / Tiranë, plagosen me armë 3 persona

Tiranë, plagosen me armë 3 persona

30 gusht-Agresionet me armë zjarri ndaj personit nuk kanë qenë të pakta në ditët e fundit. Mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Fierit një 49-vjeçar u sulmua kur një person ende i paidentifikuar hyri në lokalin e tij në lagjen “29 Nëntori” dhe hapi zjarr.

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në një lagje periferike të kryeqyteit.

Sipas informacioneve policore, tre personat, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur, janë qëlluar teksa ecnin në rrugën “Pandi Dardha” në lagjen Laprakë.

Sipas burimeve, të shtënat ndaj tyre kanë ardhur nga një makinë në lëvizje, në bordin e të cilës nuk dihet ende se sa persona udhëtonin.

Të lënduarit janë shoqëruar për në spital nga forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje, të cilat presin që pas rekuperimit t’i marrin personat në fjalë në pyetje.

Pikërisht kjo do të shërbejë në zbardhjen e motiveve të ngjarjes, si dhe ndoshta në identifikimin e autorëve të këtij veprimi, pasojat e të cilit mund të kishin qenë më të rënda.

Agresionet me armë zjarri ndaj personit nuk kanë qenë të pakta në ditët e fundit. Mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Fierit një 49-vjeçar u sulmua kur një person ende i paidentifikuar hyri në lokalin e tij në lagjen “29 Nëntori” dhe hapi zjarr.

Sipas informacioneve të policisë lokale, një plumb përshkoi fytyrën e 49-vjeçarit Jorgaq Kume, duke i shkaktuar dëmtime serioze, ndërsa një tjetër e preku atë në shpatull.

Sipas burimeve, në kohën e sulmit Kume ndodhej i vetëm në lokal. Të afërmit e gjetën atë të mbuluar me gjak dhe e dërguan menjëherë në spital.

Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e kryeqytetit për ndihmë të specializuar mjekesore.
/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *