Home / Lajme / Maqedoni / Transport hekurudhor falas për studentët

Transport hekurudhor falas për studentët

7 gusht-jo është mundësuar në pajtueshmëri me vendimet qeveritare të miratuara muajin e kaluar, ndërsa të cilat deri më tani i kanë shfrytëzuar 1.000 persona të moshuar, 3.500 të rinj deri në 27 vjeç, 600 studentë dhe 1.000 persona të cilët kanë blerë biletë me lirim.

Të gjithë studentët në Maqedoni sot do të munden falas të udhëtojnë me tren, sipas vendimit të Qeverisë për transport hekurudhor falas të enjten. Me vendimin e fundit, është mundësuar edhe lirim prej 50 për qind të biletave hekurudhore për të gjithë studentët dhe nxënësit.

Që t’ju lejohet transporti falas, studentët duhet të tregojnë indeksin e studentit ose legjitimimin. Biletën që do ta marrin mund ta shfrytëzojnë çdo të enjte.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë muajin e kaluar solli vendime me të cilat është mundësuar transporti hekurudhor falas në periudha të caktuara gjatë muajit të cilat vlejnë për kategori të caktuara të qytetarëve. Me këto vendime transport hekurudhor falas do të ketë për të gjithë personat e rritur, përkatësisht për gratë mbi moshën 62 vjeçare dhe për burrat mbi moshën 64 vjeçare, gjatë çdo fundjave të dytë të muajit, ndërsa për të gjithë personat e rinj deri në moshën 27 vjeçare gjatë fundjavës së tretë të muajit.

Fundjavën vijuese, të gjithë personat e rritur munden falas të udhëtojnë me tren në vend, ndërsa sot të gjithë studentët. Kjo është mundësuar në pajtueshmëri me vendimet qeveritare të miratuara muajin e kaluar, ndërsa të cilat deri më tani i kanë shfrytëzuar 1.000 persona të moshuar, 3.500 të rinj deri në 27 vjeç, 600 studentë dhe 1.000 persona të cilët kanë blerë biletë me lirim.

Që ta shfrytëzojnë transportin falas të moshuarit duhet në arkat në stacionet hekurudhore të tregojnë letërnjoftimin dhe në bazë të kësaj do t’u jepet biletë, në të cilën është i përfshirë edhe sigurimi. Në ato stacione hekurudhore në të cilat nuk ekzistojnë arka dhe ë të cilat nuk mund të nxirret biletë, udhëtarët këtë mund ta bëjnë pas ngjitjes në tren tek kondukteri.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *