Home / Lajme / Rajon / Tritoli i merrë jetën biznesmenit në Vlorë

Tritoli i merrë jetën biznesmenit në Vlorë

28 gusht-Automjeti tip “Mitsubishi” me targë AA848JX ka qenë në lëvizje pranë sheshit “Omonia”, në momentin që ka shpërthyer. Gazetari Enrik Mehmeti nga vendgjarja ben me dije se një nga personat që ndodhej në automjet, konkretisht drejtuesi ka gjetur vdekjen e menjehershme ndërsa tjetri, pasagjeri ka mbetur i plagosur rëndë për jetën.

Atentat me tritol në qytetin e Vlorës. Një person ka humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i një makinë rreth orës 07:00 të mëngjesit te sotëm në kryqëzimin pranë sheshit “Omonia”, në rrugën Trans-Ballkanike.

Automjeti tip “Mitsubishi” me targë AA848JX ka qenë në lëvizje pranë sheshit “Omonia”, në momentin që ka shpërthyer. Gazetari Enrik Mehmeti nga vendgjarja ben me dije se një nga personat që ndodhej në automjet, konkretisht drejtuesi ka gjetur vdekjen e menjehershme ndërsa tjetri, pasagjeri ka mbetur i plagosur rëndë për jetën.

Viktima eshte 42-vjeçari Isuf Kokaj, pronar i një hoteli në Radhimë që pritej të inaugurohej këto ditë. Vellai i 42 -vjeçarit, i kishte shpëtuar një atentati rreth një vit më parë nga i cili nuk pati dëmtime serioze.Të njëjtat burime bëjnë me dije se e plagosur në gjendje të rënde, me djegie të shkallës se tretë ka mbetur 19-vjeçarja O.M e cila është nisur menjëherë drejt Tiranës. Vajza ishte pasagjere në autometin që shpërtheu me tritol. Forca e shpërthimit, duket se ka nxjerrë jashtë O.M 19-vjeç, e cila është marrë nga kalimtarë të rastit dhe është transportuar me urgjencë.

Efektivët e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Episodi i tmerrshëm me tritol u shënua në një zonë tepër popullore në Vlorë dhe në një kohë kur ky qytet është tepër i frekuentuar nga pushuesit që ende nuk kanë mbyllur pushimet verore. (BW/INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *