Home / Lajme / Maqedoni / Turqia e interesuar për projektet e trashëgimise kulturore

Turqia e interesuar për projektet e trashëgimise kulturore

20 gusht- Në takim ishte shqyrtuar dinamika e realizimit të projekteve vijuese në komunat Manastir, Karbinc dhe Shkup, para së gjithash në afirmimin e monumenteve të kulturës që datojnë nga periudha osmane, si dhe mundësia për bashkëpunim të ardhshëm në komunat Dibër, Tetovë dhe Kratovë.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi sot realizoi një takim pune me koordinatorin e Agjencisë turke për bashkëpunim dhe zhvillim “Tika”, Teoman Tirjaki.
Duke i uruar funksionin e ri, koordinatori i “Tika”-s shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e deritashëm me Ministrinë e Kulturës dhe projektin e realizuar me sukses për rikonstruktimin e tërësishëm të shtëpisë familjare të Mustafa Kemal Ataturkut në Qendrën Zhupa, e cila në maj të këtij viti ishte dhënë në përdorim. Në takim ishte shqyrtuar dinamika e realizimit të projekteve vijuese në komunat Manastir, Karbinc dhe Shkup, para së gjithash në afirmimin e monumenteve të kulturës që datojnë nga periudha osmane, si dhe mundësia për bashkëpunim të ardhshëm në komunat Dibër, Tetovë dhe Kratovë. Në takim, sekretari shtetëror Shehapi, theksoi se bashkëpunimi me Agjencinë turke për bashkëpunim dhe zhvillim paraqet interes strategjik për Ministrinë e Kulturës dhe shprehu bindjen e tij të thellë se në të ardhmen bashkëpunimi me “Tika”-n do të rezultojë me projekte të reja në drejtim të promovimit dhe afirmimit të bashkëpunimit në mes të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *