Home / Lajme / Rajon / Tusk presidenti i ri i KiE, Mogherini pasuesja e Ashton

Tusk presidenti i ri i KiE, Mogherini pasuesja e Ashton

31 gusht-Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka folur ngrohtësisht për zonjën Mogherini, derisa ka arritur në samitin e së shtunës, duke e quajtur veten “tifoz” të saj. Sipas mediave të ndryshme, ky ka qenë një indikacion i fuqishëm se ajo do të jetë zgjedhja.

Federica Mogherini është shefja e re e politikës së jashtme të Bashkimit Europian në vend të Catherine Ashton.

Mogherini, e cila deri tani ishte ministre e Jashtme italiane ka marrë kështu postin e lartë drejtues në Bashkimin Evropian.

Ajo do të zëvendësojë në detyrë, Catherine Ashton, të cilës i përfundoi mandate. Ndërkaq, kryeministri polak

Ndërkaq Donald Tusk është zgjedhur Presidenti Këshillit të Bashkimit Europian.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes twitterit Presidenti aktual i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.

Zgjedhja e tyre është bërë në takimin e krerëve të shteteve anëtare në Bruksel.

Tusk,57 vjeç, politikan i qendrës së djathtë, ka qenë kryeministër i Polonisë dy mandate.

Ndërsa Mogherini, 41 vjeçe, e cila zëvendëson në këtë detyrë të re baroneshën Catherin Ashton, para se të emërohej ministre e Jashtme e Italisë në muajin shkurt ka qenë anëtare e parlamentit italian qysh nga viti 2008.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka folur ngrohtësisht për zonjën Mogherini, derisa ka arritur në samitin e së shtunës, duke e quajtur veten “tifoz” të saj. Sipas mediave të ndryshme, ky ka qenë një indikacion i fuqishëm se ajo do të jetë zgjedhja.

Edhe kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka punuar fuqishëm që Mogherini të marrë detyrën.

Megjithatë, muajin e kaluar, BE-ja ka dështuar të arrijë koncesion për kanidaturën e saj, pasi shtetet baltike dhe Polonia e kanë parë si të papërvojë dhe shumë të butë ndaj Rusisë

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *