Home / Lajme / Maqedoni / U mbajt manifestimi Red Carpet në Rem Mall

U mbajt manifestimi Red Carpet në Rem Mall

10 gusht-Me këtë rast lokalet që janë pjesë e kësaj qendre u kanë ofruar konsumatorëve zbritje prej 30 deri në 70 përqind të asortimentit të tyre.

Qendra Tregtare Rem Mall në Tetovë, mbrëmë ka organizuar manifestimin Red Carpet në të cilin lokalet që janë pjesë e kësaj qendre tregtare kanë prezantuar ofertën e tyre në një Revy Mode me manekene të njohura nga Maqedonia.

Me këtë rast lokalet që janë pjesë e kësaj qendre u kanë ofruar konsumatorëve zbritje prej 30 deri në 70 përqind të asortimentit të tyre, njofton Tv Koha.

Pritet që në vazhdimësi në qendrën tregtare Rem Mall të organizohen evenimente të ndryshme që kanë për qëllim afirmimin e kësaj qendre e cila së shpejti do të pasurohet edhe me hapjen e një supermarketi gjigant, hapësirës për lojra me fëmijë dhe restorante me taverna.
Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *