Home / Lajme / Rajon / Ushtria serbe dyshohet se ka rrëmbyer fëmijë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë

Ushtria serbe dyshohet se ka rrëmbyer fëmijë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë

5 gusht-Prenkë Gjetaj, nga ky komision, ka thënë për gazetën se një gjë e tillë nuk përjashtohet të ketë ndodhur, edhe pse nuk posedojnë shifra zyrtare. Ai ka treguar një rast konkret të një familjeje nga Fushë Kosova, e cila pretendon se fëmijën e tyre të zhdukur gjatë luftës, e kanë parë në një televizion serb në një sekuencë të shkurtër

Gjatë luftës së fundit në Kosovë rezultojnë të zhdukur edhe mbi 1 mijë e 700 persona. Është kjo një e dhënë zyrtare e pranuar si nga pala kosovare, ashtu edhe nga ajo serbe, shkruan Tribuna.

Por tani, 14 vjet pas, del se ushtria serbe gjatë kohës së luftës ka rrëmbyer fëmijë shqiptarë duke i dërguar në Serbi për adoptim në familjet serbe. Një gjë e tillë është pohuar në bazë të ankesave nga ana e familjarëve, drejtuar Komisionit për Persona të Zhdukur.

Prenkë Gjetaj, nga ky komision, ka thënë për gazetën se një gjë e tillë nuk përjashtohet të ketë ndodhur, edhe pse nuk posedojnë shifra zyrtare. Ai ka treguar një rast konkret të një familjeje nga Fushë Kosova, e cila pretendon se fëmijën e tyre të zhdukur gjatë luftës, e kanë parë në një televizion serb në një sekuencë të shkurtër

“Ka qenë një rast nga Fushë Kosova, ku axha i fëmijës së zhdukur beson se, N.N, djali i vëllait të tij, është parë i gjallë në një sekuencë filmike të shkurtër në televizionin serb B92. Dhe tani ai beson se djali i tyre është i gjallë dhe i adoptuar nga një familje serbe. Fjala është për rastin e Lozhanit ku në autobusin e ushtrisë serbe i kishin futur civilët shqiptarë nga Fushë Kosova, të cilin e kishte goditur pjesërisht një predhë e aeroplanit të NATO-s.”, ka thënë Gjetaj.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *